Presheva i pergjigjet Sheshelit: Mirë se vjen ne Shqiperi! Para se te nisesh, mesoje shqipen!

Lajme

Presheva i pergjigjet Sheshelit: Mirë se vjen ne Shqiperi! Para se te nisesh, mesoje shqipen!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:36
Vojislav Sheshel

Pranishëm presidenti i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel ne nje telvizion serb  ka deklaruar se a paska në plan të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës. Kurse shqiptaret nga presheva e kane prositur qe para se te vije, ta mesohj gjuhen shqipe se po vjen en Shqiperi dhe te marrin me vete breke per lare, se detin e kemi afer vetem dy ore, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” i vetmi medium ne gjuhen shqipe ne Luginen e Preshevës.

Presheva i pergjigjet Sheshelit: Ne jemi gati, Mirë se vjen ne Shqiperi! Para se te vishe mesoje shqipen!

Shesheli blen një shtëpi në qendër të Preshevës dhe kjo eshte porosia per shqiptarët! (“Spremite se siptari, stize Vojvoda! Šešelj kupuje kucu u centru Preševa i porucuje ovo Albancima!”) eshte titulli i gazetave serbe te cilat nuk ndalen te spekulojne me deklaratat e Sheshelit, që vitin e kaluar i kishte “ikur treni” me ikona ortodokse për në Mitrovicë dhe i ishte kthyer nga Nishi, tamam aty ku shqiptarët e konsiderojnë si kufi mes Serbisë dhe Luginës së Preshevës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Kam ndërmend të blej një shtëpi në qendër të Preshevës dhe nuk ka asnjë shans që dikush ta rrënojë! Do të ishte një kaos! Takimi im i parë me shqiptarët ishte me ata që prisnin dru, ku atje jetova, ata ishin njerëz të mirë…” ka thëne Shesheli për Televizionin.

Para se te ndertoje shtëpi ne Presheve Sheshili kishte pasur deshirë ta bente ket edhe ne Prizren, por i deshoi sikur udhetimi me trenin laraman me ikona ortodokse i cili u ndal ne Nish.

“Nuk mund ta blejë shtëpinë në Prizren, sepse ushtria dhe policia jonë nuk e kontrollojnë atë pjesë të territorit. Unë si qytetar i Serbisë nuk mund ta bëjë këtë sepse nuk do të më garantohet siguria. Nga ana tjetër, është e mundshme që të blej shtëpi në Preshevë”, është përgjigjur Sheshel.

Pas ketij lajmi te Sheshelit ne mediat serbe, qytetare, studentë e analiste nga Lugina e Presheves përmes agjencese se lajmeve «Presheva jonë» ju jane pergjigjur liderit serbe: Mire se vjen Sheshel ne Shqiperi. Para se te nisesh kendej merr fjalorin serbisht-shqip ose shko ne kurse ne Isnitutin albanologjik ne Beograd ta mesoje shqipen se ketu jemi shumice shqipare te vyen. Vec kesaj,  shqiptaret e Presheves e kane porosite Sheshelit qe të “marrin me vete edhe breke por per larje, se detin tone shqiptar e kemi ketu afer vetem dy ore..”

Sipas tyre Sheshel edhe nese vjen ne Presheve ai eshte ardhacak , sikur edhe tjeret serbe ne Serbi. Nese s’eshte kështu ta pyesin profesorin, historianin serb Rade Mihaljcic i cili ne librin e tij  te shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd e ka konfrimuar se  «serbet ne Presheve dhe Serbi jane ardhacak, kurse shqiptaret autokton.. » («Albanci su starosedeoci a Srbi dosljaci na Balkan!”).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat