Numrat e shqiptarëve në Gjermani: 130 mijë nga Kosova e 50 mijë nga Shqipëria

Lajme

Numrat e shqiptarëve në Gjermani: 130 mijë nga Kosova e 50 mijë nga Shqipëria

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:19
Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani tregojnë se në parajsën aktuale të shqiptarëve, jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë nga Shqipëria, dhe rreth 130 mijë shqiptarë nga Kosova.

Numri total i shqiptarëve nga Shqipëria, sipas KJ, duket tepër i vogël, po të kemi parasysh flukset e larta migratore të shqiptarëve gjatë 4 viteve të fundit. Deri në 1 janar të vitit 2017 në Gjermani numërohet të kenë qenë rreth 49 mijë shqiptarë. Por, për të kuptuar realisht se sa janë shtuar shqiptarët në Gjermani, mjafton të themi se në vitin 2013, në ekonominë më të madhe të Europës jetonin vetëm 14 mijë shqiptarë. Pra, në 4 vite, rritja fiksohet në rreth 260%.

Zyra Federale e Statistikave në Gjermani sqaron kështu për `Scan` se, në vitin 2010 në vend jetonin vetëm 10. 130 shqiptarë nga Shqipëria. Po të bëjmë krahasim me vendet e tjera të Europës, asnjë popull tjetër nuk ka pësuar një rritje kaq të madhe të emigrantëve, duke i dhënë trajtën e një dyndje të vërtetë.

Të njëjtat të dhëna tregojnë gjithashtu se, shqiptarët nuk janë dorëzuar. Gjatë vitit të kaluar, numërohen rreth 10600 të cilët kanë hyrë në gjermani, në rritje të lehtë me vitin paraardhës. Rekordi i shqiptarëve në Gjermani ndërkohë është në vitin 2015, kur pjesa dërrmuese hynë si azilkërkues.

Atëherë Gjermania numëronte 75 mijë shqiptarë që jetonin në vend dhe rreth 68 mijë hyrje. Që prej vitit 1991 numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Gjermani është luhatur ndjeshëm, dhe këtë e tregon qartë grafiku, ku tendenca pas vitit 2013 është e qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat