Ish-agjenti i SHIK-ut: Nga këto tri fshatra serbe në Kosovë janë dhunuesit e femrave shqiptare!

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Nga këto tri fshatra serbe në Kosovë janë dhunuesit e femrave shqiptare!

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:34
Vasvije Krasniqi, Jovica Dejanoviç

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka folur për rastin e Vasfije Krasniqit, e cila ka deklaruar publikisht se është viktimë e dhunës nga serbët gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Miftari thotë se ky rast është i njohur qysh në vitin 1999-2000 dhe është trajtuar profesionalisht.

Ai thotë se nëse shteti nuk ka fuqi që këta kriminel serb të i ndjek ateherë përmend se ka alternativa tjera për t’i kapur dhe dënuar, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai përmend disa fshatra ku kryesisht jetojnë serbët, si Graca, Babimovci dhe Prolluzha.

Ja çka thotë Miftari në statusin e tij:

E njofim kët rast qysh nga viti 1999_2000 (rasti esht trajtuar profesjonalisht me njerz të pjekur dhe profesjonal me gjitha pengesar që i bante UNMIK_u )dhe nese shteti i Kosoves nuk ka fuqi shtetrore dhe ekzekutive ti ndjek dhe ti sjell para gjykates këta kriminel,pasi dihet sakt se këta dy kriminel 100% jan dhunuesit e njè të mitures Shqiptare ateher ka aletenativa tjera për ti kapur dhe denuar rënd këta kriminel dhe shum kriminel tjer kudoqofshin.!

Shteti duhet të deklarohet publikisht për kët rast sidomos si ndodhi që njerzit e dyshuar për vrasje dhe dhunime etnike ti lejoj të punojn ne polici të shtetit ton,shteti duhet vet me kërkur ndihm nga ne qytetaret sidoqoft dhunusit e Graces,Bajmovcit dhe Prelluzhjes dote denohehen.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat