Ish-agjenti i SHIK-ut: Shpend Maxhuni jep dorëheqje, njëjtë ka ndodhur edhe me djalin e Fatmir Sejdiut

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Shpend Maxhuni jep dorëheqje, njëjtë ka ndodhur edhe me djalin e Fatmir Sejdiut

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:29
Shpend Maxhuni

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe Policisë së Kosovës, Naim Miftari po kërkon dorëheqjen e Shpend Maxhunit pas skandalit të djalit të tij, si dhe vrasjes e cila ka ndodhur brenda në AKI javë më parë.

Miftari thotë se një rasti i tillë të joshjes më parë ka ndodhur edhe me djalin e Fatmir Sejdiut, i cili më nuk ka mundur me frenu krimin e organizuar.

Ky është shkrimi i Miftarit:

Shoku Shpend, çfarë zotësie dhe aftësie profesionale keni ju si shef i AKI-së për Kosovë, që nuk e dini as vet veprimtarinë e ndaluar të djalit tuaj!

Jep dorëheqje menjëherë, bonu së paku fer me vetveten, mos harru se edhe djalin e ish kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiun e kanë pas joshur në vepra penale (vrasje), dhe Fatmir Sejdiu, kryetari i Kosovës dhe i LDK-së, s’ka mundur me frenu kurrë më kundër krimit të organizuar, bile mafia politike e Hashim Thaçit ia zgjedhke vet edhe këshilltarët e presidentit.

Si ish koleg i juaji i Policisë nga Stacionit i Policisë numër 4, të jep këshillë, dorëhiqu nga AKI-ja. Vrasja e para ca ditësh në AKI dhe kjo me djalin tuaj me armë dhe narkotikë pa leje është boll, së paku shpëto vetën nga pronto e Hashim Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat