Zyrtarja serbe: Pse Kosova nuk është për Interpol?

Lajme

Zyrtarja serbe: Pse Kosova nuk është për Interpol?

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:05
Biljana Popoviq- Ivkoviq

Pranimi i mundshëm i Kosovës në Interpol do të shkelte jo vetëm Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, por edhe rregullat e Interpolit.

Kështu tha sekretarja e  Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviq-Ivkoviq.

Serbia si një anëtare aktive e Interpolit, e përfaqësuar nga MUP në atë organizatë, po udhëheq një betejë diplomatike serioze dhe po bën gjithçka për të penguar hyrjen e Kosovës në këtë organizatë.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL do të shqyrtohet më 20 nëntor, kur edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat