Vuçiq përsëri ankohet për ushtrinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq përsëri ankohet për ushtrinë e Kosovës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:22
Elisabetta Trenta

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me ministren e mbrojtje së Italisë Elisabetta Trenta, e cila është anëtare e parë e Qeverisë italiane e cila e viziton Beogradin, ka kumtuar Shërbimi për bashkëpunim me medie e kryetarit serb.

Kryetari Vuçiq, duke biseduar për situatën në rajon, “ka shprehur brengosje për shkak të hapave të cilat po i ndërmerr Kosova për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke paralajmëruar se Serbia, me hyrjen eventuale të ushtrisë në veri të Kosovës, do të ishte gjendur në rrugë pa dalje”.

Ai ka thënë se “asnjë dokument ndërkombëtar nuk parasheh krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, dhe ka shprehur se pret që Italia “do të kuptojë se këto veprime mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin dhe se do të sjellin deri te pasoja tragjike”.

Në përgjigjen e saj në këto kërcënime, ministrja italiane ka theksuar se KFOR-i, me të cilin komandon gjenerali italian, vazhdon ta ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat