“Njerëz të krimit, hajdutë dhe kërcënues gjenden në listat e veteranëve”

Lajme

“Njerëz të krimit, hajdutë dhe kërcënues gjenden në listat e veteranëve”

Nga: N. Sh Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:46
UÇK

Në Kosovë, nuk mbet asnjë gjë pa u degraduar, e në këtë degradim u përdhosën edhe veteranët e merituar nga manipulimi që iu bë me listat e tyre, ku numrin e rriten aq shumë sa, presidenti Thaçi tha se po të ishin 60 mijë veteranë nuk do të kishim nevojë për forcat e NATO-s.

Megjithatë, këto lista kryesisht janë bërë nga njerëz të afërt me PDK-në dhe AAK-në, të cilët i mbajnë me para militantët që kur të vjet koha për vota, ata të vjedhin në mënyrë që këta të mbesin në pushtet.

Kështu thotë analisti politik, Faton Mehmeti, i cili shton se, është një zingjir që iu shërben këtyre në pushtet për të vazhduar ende që të mbesin në pushtet.

Image
Faton Mehmeti

“Andaj edhe nuk janë ndaluar pagesat për veteranët, e të cilët janë mbi 40 mijë që vazhdojnë të marrin para, duke dëmtuar mjaftë shumë buxhetin e vendit tonë edhe ashtu të varfër”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

“I tërë manipulimi është bërë nga njerëz në pushtet, e të cilët, pra militantët e tyre kryesisht janë hajdut, njerëz të krimit, që kur të është nevoja i përdorin qoftë për të kërcënuar gazetarët, biznesmenët që nuk janë në lidhje me ta dhe qoftë për të vjedhur votat”, shton ai.

Mehmeti thotë se duhet me u ndaluar krejt pagesat për veteranët derisa një komision nga jashtë, pasi nga Kosova thotë që nuk ka shanse që mos të korruptohet, që të verifikoj kush ishte e kush jo veteran, ndryshe pagesat duhet të ndalen.

“Vetëm një shtrëngim i fortë do të bënte që vërtet njëherë e përgjithmonë të dihet kush ishte veteran e kush manipulator”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat