Peter Beyer, deputeti gjerman nga radhët e CDU’së së kancelares Angela Merkel, ka treguar nëse Kosova dhe çështja e idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë, ishin temë e ndonjë bisede të shefes së tij me presidentin amerikan Donald Trump.
Peter Beyer, ka thënë se nuk di cila ka qenë përmbajtja e bisedave mes Trump dhe Merkel, por sipas tij për çështje të korrigjimit ajo nuk ka biseduar as me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një takimi të tyre në Gjermani.
”Nuk e di nëse kanë biseduar me Trump për Kosovën. Nuk e di që në Mesiberg në Berlin me presidentin rus kanë biseduar rreth kësaj teme”, tha ai për Klan Kosovën.
”Kam pyetur këshilltarin për siguri, nëse aty është biseduar për çështjen e shkëmbimit të territoreve, por nuk besoj se ajo ka biseduar me Putinin rreth kësaj teme”.
”Çfarë përmbajtje ka pasur biseda me Trumpin nuk e di, por nuk e di edhe nëse Kosova ka qenë pjesë e temës”.
”Por e di që në bisedat transatlantike jo vetëm Kosova por Ballkani Perëndimor është temë kryesore. Është një rast i mirë që Gjermania dhe SHBA’të të kenë një qëllim të përbashkët për Ballkanin Perëndimor”.