Svilanoviq tregon se cilat janë tri problemet më të mëdha të Ballkanit nga viti 2000

Lajme

Svilanoviq tregon se cilat janë tri problemet më të mëdha të Ballkanit nga viti 2000

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:25
Goran Svilanoviq

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë mund të sjellë zgjidhjen e një numri çështjesh të hapura. Kështu të paktën ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviq.

Svilanoviq ka thënë se që nga viti 2000, kur flitet për Ballkanin ka tri çështje të mbetura, problemet më të mëdha që në një mënyrë duhet zgjidhur.

“Njëra ishte problemi i pazgjidhur i emrit Maqedoni, tjetri natyrisht se është marrëdhënia Serbi-Kosovë, e treta është funksionalizimi i Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë ai.

Ai shtoi poashtu se marrëveshja në mes Greqisë dhe Maqedonisë nuk shërbeu shumë si inkurajim në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndër të tjerash sipas tij kushtet në të cilat Serbia duhet të kalojë për t’u bërë anëtare e BE-së nuk lidhen drejtpërdrejtë me një marrëveshje me Kosovën, por ka një gamë të tërë arsyesh.

“Por duhet një marrëveshje serioze dhe kjo me të vërtetë është një prej mënyrave të stabilizimit të rajonit. Marrëveshja në mes Beogradit dhe Prishtinës është një marrëveshje që nga perspektiva e Beogradit, duhet të lëvizë gjërat më mirë për atë kemi sot. Mendoj se është e nevojshme të inkurajohet arritja e marrëveshjes, për këtë, inkurajimi vendimtar do të ishte një mesazh i qartë si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën, e anëtarësimi do të ishte inkurajimi më i madh”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat