Daçiq thotë se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Daçiq thotë se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 10:04
Ilustrim

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po thotë se edhe shteti i Grenadës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Daçiq, Grenada është shteti i nëntë që e ka bërë një gjë të tillë si rrjedhojë e lobimit të diplomacisë serbe.

Këto komente Daçiq i bëri sot në mëngjes.Kujtojmë se më herët, sipas deklaratave të Daçiq, njohjen e Kosovës e kishin tërhequr edhe tetë shtete tjera.

Deklarata të tilla të Daçiq ishin demantuar vazhdimisht nga MPJ e Kosovës, dhe të njëjtat ishin cilësuar si propaganda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat