Me not përreth Britanisë, përshkruan 2900 km që nga 1 qershori

Lajme

Me not përreth Britanisë, përshkruan 2900 km që nga 1 qershori

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 21:17
Edgley u nis nga qyteti i Kentit në 1 qershor, dhe që prej atëherë nuk ka vënë këmbë në tokë, duke notuar deri në 12 orë në ditë dhe duke ngrënë më shumë se 500 banane.

Një i apasionuar pas sfidave të mëdha u bë personi u parë që ka notuar për gati 2900 km përreth Britanisë së Madhe. 33 vjeçari nga Granthami iu afruan 300 notues të tjerë në kilometrin e fundit, por ai doli në krye duke mbërritur në Margatë përpara të tjerëve.

Edgley u nis nga qyteti i Kentit në 1 qershor, dhe që prej atëherë nuk ka vënë këmbë në tokë, duke notuar deri në 12 orë në ditë dhe duke ngrënë më shumë se 500 banane.

Përgjatë kësaj aventure, i riu është përballur me dallgë të fortë e rryma uji të ftohtë, me stuhi, kandile deti e së fundi, me vete faktin që duhet të notonte në vjeshtë.

Përpjekja ka lënë gjurmë në trupin e tij, duke i lënë pasojë si dhimbje shpatullash apo çarjen e gjuhës nga kontakti i vazhdueshëm me ujin e kripur. I kthyer më në fund përsëri në tokë të thatë, Edgley i tha BBC-së se i duhet gati të mësojë të ece sërish pas një kohe kaq të gjate në ujë, por sërish nuk është mërzitur me notin dhe po pret me padurim sfidën e tij të radhës.

33 vjeçari ka vendosur edhe një rekord te ri me 74 ditët e kësaj sfide, që e bënë aventurën e tij notimin më të gjatë në det. Ai është ndërkohë në librin e Guinnessit pasi kreu në 2016-tën një ngjitje me litar për 19 orë në një lartësi ekuivalente me atë të malit Everest.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat