A u shit 300 mijë dollarë kaseta e Izbicës? Flet ish-mjeku i UÇK-së, tregon çka i tha një komandant për këtë

Lajme

A u shit 300 mijë dollarë kaseta e Izbicës? Flet ish-mjeku i UÇK-së, tregon çka i tha një komandant për këtë

Nga: N. Sh Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:50
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka folur pas akuzave që janë bërë kundër tij, për kasetën e Izbicës.

Për këtë kasetë, ai është akuzuar se ka marrë 300 mijë dollarë.

Kështu, sipas tij, ka thënë një komandant që sipas tij, ai ka thënë se është shumë e madhe kjo për një njeri.

Madje i komandant i kishte kërkuar edhe takim për të diskutuar për këtë çështje.

Më poshtë, ua sjellim shkrimin e Liri Loshit, i cili tregon në detaje këtë çështje.

Ani kur po më shkruajnë disa vendas të mi injorantë me të ndëgjume prej njanii-tjetrit se si kasetaca e Izbicës “ka pasë me shku Tjetërkund e ti e ke keqpërforë dhe e ke çu tjetërkund”. Shumë kam dëshirë me dalë dikush që më tregon mu dhe publikut se ku asht dashte me shku ajo kasetë tjeterkund dhe ku e kam çu unë tjeyerkund dhe si e kam keqpërdorë. Edhe njëherë po ju tregoj se ma s’pari ka shku ne Shtepine e Bardhe, se dyti ne NATO, se treti nd Tribunalin e Hagës che së katërti i asht dhanë CNN dhe mediave tjera boterore.

Ku tjeter asht dashte me shku? Asgja s’kam punu krye ne vete por ne bashkepunim me udheheqesit kryesor te UÇK-se ne Tirane, si Jakup Krasniqin dhe Xhavit Halitin. Kush e din se e kam keqperdore dhe si e kam krqperdore le ta thote publikisht, ose ndalni fjalte e mos e rreni popullin e Drenices se une kam ba pare me kasete. Nuk ka pune ma te poshter se ju qe keni ba tu shpife per mu vetem pse e dini se nuk jam atje qe 19 vite me fole me popullin tim dhe me i demantu shpifjet e juja. Une e di krejt se si ka fillu shpifja. Se pari dikush nga komandantet, jo dikush po qeta qe u pasunan ne emer te luftes, ne fillim kane mendu vertet se une kam ba pare me kasete, pra ka qene nji paragjykim i bazuem vetem ne lakmine e tyne per pare.

Ata me kane projektu mu ne veten e tyne duke thane se une e kam ba nji gja qe ata kishin me ba vete po t’ju jipej rasti. Ata nuk kane mujte me marre me mend se ka njeri qe i ofrohen pare e madhe per nji kasete qysh m’u kane ofru mu dhe qe i refuzon qysh i kam refuzu une! Po une po ju them me pergjegjesi te plote se kam refuzu te hyje ne negociata me menaxherin e CNN ne Tirane i cili vetem si negocim ofronte shifrat mbi njeqind mije dollare. Por nuk ka pase kurre nje shume te caktume sepse nuk kam pranu me hy ne negociata fare.

Kur jam kthy nga Kanada ne Kosove e kam shku ne Skenderaj nje bashkepuntor i ngushte i nji komandanti qe vran e kthjell aty me ka thane se komandanti ka thane: “Na e dime se e ka shite 300 mije dollare, por asht shume e madhe kjo vec per nji njeri me i marre. U dashte ai me ardhe ketu e me u marre vesh me neve se na apet ia kishim dhane atij shumen qe i takon!” Madje ky njeri, udheheqes i nalte lokal, me ka kerku qe te takohesha vete me komandantin dhe t’ia sqaroja rastin e kasetes se Izbices. I kam thane se sapo jam kthy prej Shqiperie ne qershor te vitit 1999 kam shku me kontaktu komandantin dhe me i shpjegu gjithcka per kaseten dhe per suksesin qe kemi pase me te.

Mirepo komandanti ate dite nuk me ka prite me arsyetimin, per mu shume banal, se ka qene i zanun me disa shoke! I kam thane kuririt te tij se une pres derisa te shkojne shoket s’ka problem. Asht kthy dhe me ka thane po thote komandanti eja neser! Une me komandantin kemi pase raporte respekti reciprok ne lufte dhe nuk kam prite se ai me trajton mu ne nje menyre aq injoruese. Prandaj personit qe ka qene ne shoqerimin tim, kolegut tim doktor Xh. D. I kam thane a e degjove cka tha ushtari i komandantit, me ardhe une neser. Tha po. I thashe une kam ardhe sot me e taku apostafat qe si epror qe e kam me i rapirtu per kaseten se nuk jam i sigurte a do te rri tutje ne Kosove a jo. Por, i kam thane kolegut tim, me duhet deshmia jote per kete trajtim qe ky ma bani sot se une keta s’kam me taku ma kurre. Edhe kurre ma nuk e kam taku per ate pune as nuk e takoj. Me kane sugjeru njerezit me e taku, kam thane kurre nuk e takoj.

Kush asht ai me e taku une? Ne lufte kam luftu, kam vepru e kam qene ma aktiv se ai. Pse u dashka me u taku une me te kur nga ana e tij mungon respekti per mu? Ata nuk kane as nuk mund ta sigurojne asnje gjysme fakti qe une e kam shite kaseten e Izbices. Edhe me u taku me mu as me ma permend nuk guxojne, sepse e dine se ajo qe ata e kane mendu dhe fole ka qene vetem nji projekcion i tyne dhe jo nji gja e vertete, prandaj ata duhet me u marru e me u tute nga une dhe jo une nga ata! Çka ssht e vertete ata ma as nuk flasin, sepse tash njeqindmijshi nuk asht pare per ta. Ata kane ba milionat. Vec do mendjesakata te Runukut e Turiqefcit hale flasin ose shkrujne komente ne facebook pa e pase idene se Kosova kurre nuk e ka pase nje projekt ma te fuqishem informimi se kaseten e Izbices. Nese e keni pase nje, mos ngurroni me ma thane. Edhe tregomeni sa iu ka kushtu.

Qindra mijera euro po derdhen sot nga buxheti yne ne Amerike per lobim per Kosoven. Asnjeri prej tyre nuk e ka as nuk ka me pase fuqine e projektit te kasetes se Izbices, i cili nuk ka kushtu asnhe cent. Ka mujte mem kushtu me jete mu dhe familjes time. Shpresoj se te gjithe jeni te kenaqun qe sot jemi gjalle. Mos kofshi te kenaqun ate ëe na mendoni mu e perjetofshi ne familjet tuaja! Edhe dicka per juve qe thoni se vetem ata qe kane ra ne lufte kane ba dicka per Kosoven. Mos ia futni kot! Ka njerez qe kane ba per Kosven bash sa ata qe kane ra e

qe sot jane gjalle. Dhe, qe nuk e kane demtu Kosoven kurre, por e kane ndihmu dhe ende e ndihmojne ate dhe njetezit e sah me krejt mundesite qe kane. Po keta nuk jane komandantet milionere qe une i quaj komandantet dhjetehere mercenare. Ani sahere shkoj ne Kosove ma qesin para hunve njevnjeri te tyne qe kam mem thane doktor ruju se keta te vrasin. Pune e madhe nese me vrasin. Kam mujte me u vra n’lufte e sot jam gjalle. Edhe ne lufte ka pas njeri qe me ka kercnu per mem vra, por ua kam tregu pushken qe e kam mbajte edhe iu kam tregu se pushka jem karamela nuk qet, por plumba bash si e tyne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat