Fajon: Situata në Serbi e përkeqësuar

Lajme

Fajon: Situata në Serbi e përkeqësuar

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Tanja Fajon

Situata e përgjithshme në Serbi është përkeqësuar ndjeshëm përgjatë dy viteve të fundit, si në aspektin e reformave për shtetin e së drejtës ashtu edhe për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, deklaroi europarlamentarja Tanja Fajon, pas një vizite të paradokohshme në Beograd.

Në një intervistë per mediat serbe”, Fajon këmbëngul se në Serbi procesi i reformave në rrugën drejt BE-së vazhdon me ngadalësi të madhe, se asnjë hap përpara  nuk është bërë në luftën kundër korrupsionit, se drejtësia është nën presion, ndërkohë që media është në një situatë dramatike dhe të vështirë. “Kam përshtypjen se përgjatë dy viteve të fundit situata është përkeqësuar”, deklaroi Fajon.

“Pyes se çfarë ka ndodhur me demokracinë dhe lirinë në Serbi”, shtoi ajo.”Korrupsioni është shumë i përhapur dhe autoritetet kanë bërë pak për shtetin e së drejtës”, deklaroi europarlamentarja Fajon në një intervistë për mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat