Mondoloni: Franca nuk ka vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Mondoloni: Franca nuk ka vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 23:12
Mondoloni

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederik Mondoloni, gjatë ditës së sotme ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ka treguar edhe qëndrimin e shtetit francez.

Mondoloni në një intervistë dhënë për televizionin “RTV1”, ka thënë se Franca nuk ka linja të kuqe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas tij, është Prishtina dhe Beogradi që duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë, zgjidhje e cila sipas tij, do të sillte paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.

“Ne nuk kemi linja të kuqe, Beogradi dhe Prishtina duhet të dalin me një zgjidhje globale, e cila do të jetë e përhershme dhe do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. Për ne nuk ka linja të kuqe apo kontrolle të bardha, ne nuk e kundërshtojmë zgjidhjen, dhe në parim nuk është një delimitim”, deklaroi ambasadori Mondoloni.

Sipas tij, një marrëveshje përfundimtare është më se e nevojshme dhe se sipas tij, kjo duhet të bëhet sa më shpejt.

Tutje ambasadori Mondoloni tha se në lidhje me zgjidhjen e konflikteve apo gjetjen e një zgjidhjeje, Franca nuk mund t’i jap mësim asnjë shteti.

“Sa më shpejt, aq më mirë, na duhej shumë kohë për të pajtuar veten me gjermanët, për të mos folur me gjuhën angleze”, theksoi Mondoloni.

Në këtë intervistë ambasadori francez Mondoloni, po ashtu ka thënë se pret që më 11 nëntor në Paris presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kenë mundësinë që të bisedojnë për së afërmi me njëri-tjetrin në gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për bisedimet në mes të dy shteteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat