Beogradi lëshon alarmin / Shifrat nuk gënjejnë: Serbët po vdesin, shqiptarët po lindin në Serbi

Lajme

Beogradi lëshon alarmin / Shifrat nuk gënjejnë: Serbët po vdesin, shqiptarët po lindin në Serbi

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 07:31
Beograd

“Shifrat nuk gënjejnë: serbët po vdesin, shqiptarët po lindin në Serbi” (“Brojke ne lažu: Srbi umiru, ra?aju Albanci..“) është ky vetëm një titull ngase shumë sosh alarmues në gazetat serbe që kanë shprehur panik për  jo vetëm për rmoralitetin e serbeve por edhe për zhdukjen e këtij populli, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Mësohet se nga 169 komuna në Serbi, vetëm gjashtë prej tyre në 2017 kishin një rritje pozitive natyrore – Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari, Sjenica dhe Tutini.

Listat demografike paralajmërojnë se Serbia ka rritjen më të ulët natyrore në raport me të gjitha republikat ish-Jugosllave. Të dhënat tregojnë se Serbia është një nga 32 vendet e botës që regjistron një rënie të numrit të banorëve, ndërsa vetëm 18 vende të botës kanë një rritje natyrore negative, 17 prej tyre në Evropë.

Në Serbi, 35,000 deri 38,000 njerëz vdesin çdo vit se sa kanë lindur, kështu që kemi humbur mes 350,000 dhe 380,000 banorë mes dy listave” kane deklaruar ekspertet e demografisë serbe ne Beograd. Apo, nga Serbia për çdo vit zhduken  apo humbin serbe sa  banore ka sot Presheva.

Madje sipas agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” Serbia, sa nga Beogradi po aq edhe nga OKB dhe ndërkombëtarët është alarmuar se në tendencat aktuale demografike se në vitin 2061 Serbia do te ketë tre milionë njerëz më pak se sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat