Daçiq: Taksa doganore e Kosovës, mesazh për BE-në

Lajme

Daçiq: Taksa doganore e Kosovës, mesazh për BE-në

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:35
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se taksa doganore që Kosova u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja, është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t'iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave.

"Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina", tha Daçiq për gazetarët në Beograd.

Sipas tij, vendimi i Prishtinës është në kundërshtim me CEFTA-n - Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore - dhe në kundërshtim me idenë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të proklamuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Daçiq tha se Serbia nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse, siç u shpreh, bëhet fjalë për "qytetarë të Serbisë".

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat