Ambasadori amerikan, Scott: Serbia dhe Nato kanë të njëjtat qëllime

Lajme

Ambasadori amerikan, Scott: Serbia dhe Nato kanë të njëjtat qëllime

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:49
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se NATO dhe Serbia kanë të njëjtat objektiva strategjike.

“Serbia nuk është anëtare e NATO-, por ne jemi këtu për dy arsye dhe për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe partneritet. NATO është e angazhuar për paqen, vlerat e përbashkëta dhe sundimin e ligjit dhe Serbia është një partner i rëndësishëm dhe kjo do të kontribuojë në objektivat strategjike për të arritur një stabilizim të fortë dhe afatgjatë të Serbisë dhe rajonit”, ka thënë Scott.

Scott ka shtuar se Amerika e sheh Serbinë si një partner me rëndësi jetike dhe tha se Serbia është vendi i vetëm ku NATO u shfaq si një armik i hapur, por që tani situata ndryshoi. Ai thotë se kjo gjë i jep optimizëm për paqen në të gjithë rajonin dhe paqen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Roli më i dukshëm që NATO luan në rajon është të sigurojë siguri dhe stabilizim dhe Serbia ka të njëjtat qëllime”, ka shtuar Scott./Indeksonline/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat