Mbahet dëgjim publik me komunitetin joshqiptar për FSK-në

Lajme

Mbahet dëgjim publik me komunitetin joshqiptar për FSK-në

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:34
FSK

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, të premten do të mbahet debati publik për pakon e Projektligjit për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.

Në debat do të marrin pjesë: Haxhi Shala kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve joshqiptare.

Debatin e organizon Komisioni i Kuvendit të Kosovës për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për afirmim të marrëdhënieve ndër-etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat