Është shumë mirë që dialogu i Brukselit të vazhdojë dhe të intensifikohet pavarësisht problemeve të shumta.
Kështu ka deklaruar, Jelena Miliq, kryetare e Qendrës për Studimet Euro-Atlantike (CEAS) në Serbi dhe shtoi se gatishmëria për dialog është “guximi dhe patriotizmi më i madh”.
“Është shumë mirë që dialogu po ndodh, është e lavdërueshme që vazhdon pavarësisht nga shumë probleme. Ne mund të pajtohemi ose të mos pajtohemi me shumë politikanë të koalicionit qeverisës … por mendoj se tani se kjo është kaq e vështirë dhe e komplikuar, është heroike të shkohet në dialog “raportojn mediat serbe.