Dialogu Kosovë-Serbi, tema kryesore e takimit të sotëm mes Vuçiq dhe kancelares gjermane

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, tema kryesore e takimit të sotëm mes Vuçiq dhe kancelares gjermane

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:45
Thaçi, Merkel dhe Vuçiq

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Siç raportojnë mediat serbe, temë kryesore e diskutimit do të jetë edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Takimi i tyre pritet të mbahet para fillimit të ceremonisë zyrtare që shënon armëpushimin që dërgoi në përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Vuçiq e Merkel takohen në një moment kur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë në një periudhë të ndjeshme.

Kjo për shkak të taksës që Prishtina i ka vënë importit të mallrave serbe në Kosovë.

Sipas raportimeve të sotme të mediave të Beogradit, kjo çështje pritet të adresohet edhe në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat