UÇK, mirënjohje gazetës “Bota sot” për informim korrekt dhe të paanshëm

Lajme

UÇK, mirënjohje gazetës “Bota sot” për informim korrekt dhe të paanshëm

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 18:48
UÇK, mirënjohje gazetës “Bota sot” për informim korrekt dhe të paanshëm

Gazeta kombëtare “Bota sot”, vazhdon të mbetet një dritare e rëndësishme mediatike për informimin e publikut rreth asaj që ndodhë në trojet shqiptare dhe në botë.

E tillë ishte edhe gjatë luftës në Kosovë, kur u bë zëri i luftës për liri.

Editori i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka publikuar një fotografi ku shihet mirënjohja që gazeta “Bota sot” më 7 shtator 1998 e kishte marrë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përkatësisht nga Komandanti i Njësive Operative në Lugun e Baranit, Major Nazif Ramabaja.

Image
Mirënjohja e nënshkruar nga Komandanti i njësive operative në Lugun e Baranit, Major. Nazif Ramabaja, si dhe e vulosur me vulën e UÇK -së.

“Ishte kohë lufte, ngjarjet që zhvilloheshin tregonin që liria nuk ishte larg. Në 20 vjetorin e Betejës së Logjës dhe luftimeve në Lugun e Baranit, dua të ndajë me ju miqtë e mi, këtë mirënjohje, të cilën më 7 shtator 1998, ma ndau Komandanti i Njësive Operative në Lugun e Baranit, Major Nazif Ramabaja. Kjo mirënjohje e dhuruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për gazetën “Bota sot”, flet shumë për misionin e saj ndër vite që nga themelimi. Informimi i gjithanshëm dhe korrekt, gjithnjë duke ruajtur frymën atdhetare- kombëtare, ka qenë dhe mbetet detyrë e realizuar me sukses nga ne”, shkruan Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat