Bërnabiq: Serbia nuk do ta njeh Kosovën

Lajme

Bërnabiq: Serbia nuk do ta njeh Kosovën

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 08:53
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka insistuar se Beogradi nuk do ta njeh Kosovën edhe pse e sheh si zgjidhje arritjen e një kompromisi.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar nga Berlini se zgjidhja e çështjes së Kosovës është tek kompromisi, dhe për të kompromis është një pikë mes së cilës Kosova është Serbi dhe Kosovës shtet i pavarur që do të njihet nga Serbia.

“Kompromis është një marrëveshje mes dy palëve. Por, nëse dikush insiston se Kosova është e pavarur dhe se Serbia do ta njeh, kjo nuk do të ndodhë, por Beogradi do të vazhdojë të insistojë se Kosova është Serbi”, deklaroi ajo

Ajo theksoi se Kutia e Pandorës u hap 10 vite më parë kur Kosova shpalli pavarësinë pa llogaritur asnjë princip demokratik. “Ne mundohemi ta mbyllim por nuk është e lehtë. Nuk e di nëse do të jetë e mundur, do të dëshiroja të arrinim kompromis, dhe të gjithë së bashku të kthehemi nga e ardhmja”, shtoi Bërnabiq.

Ajo theksoi se Kosova nuk është rast i njëjtë me Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Slloveninë dhe Maqedoninë sepse ato ishin republika të njohura nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, kurse Kosova gjithmonë ka qenë pjesë integrale e Serbisë.

Për më tepër, ajo theksoi se Kosova është çështje emocionale. Bërnabiq theksoi se Serbia sot është në një pozitë ndryshe nga ajo e disa viteve më parë, kryesisht falë presidentit Aleksandar Vuçiq i cili ka shfaqur gatishmëri për të hapur dialogun për Kosovën, rrugë nëpërmjet të cilës dëshirojnë ta zgjidhin këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat