Krasniqi: Ministri Beqaj është mashtrues ordiner

Lajme

Krasniqi: Ministri Beqaj është mashtrues ordiner

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:00
Besim Beqaj

Politologu dhe opinionisti Faik Krasniqi, thotë se, ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nuk financon asnjë projekt që hapë vende të reja të punës, përveç ndonjë projekti përmes lidhjeve miqësore ose familjare, për të zhvatur buxhetin e shtetit.

Krasniqi tregon se, një projekt i cili i punëson të paktën 50 persona nuk po merr dritën jeshile nga kjo ministrit.

Krasniqi: Ministri Beqaj është mashtrues ordiner

Sipas tij, ministri Beqaj dhe Qeveria nuk kanë asnjë plan për parandalimin e ikës së të rinjve nga Kosova.

Image
Faik Krasniqi

“E kam provuar në këtë ministri dhe më kanë injoruar. Kam kërkuar të paktën që përmes Fondit për garanci kreditore të ma garantojnë kredinë, më kanë premtuar që po, por as prej kësaj gjëje nuk ka ndodhur asgjë. Projekt-biznesi im punëson mbi 50 punëtorë. Të punësohen mbi 50 njerëz kur kemi më shumë se gjysmën e popullatës të papunë dhe me një kosto prej vetëm 150 mijë euro është goxha punë e madhe. Projekti është shumë atraktiv. Ka të bëj me turizëm-hotelieri. Është restaurant me kafshë të buta, shpezë, peshqi etj, me ushqime kryesisht bio. Pishina, lojëra për fëmijë etj. Një projekt të tillë nuk ka në vendin tonë, por as në Rajon. Ministër Beqaj dhe Qeveri, ju s'keni asnjë plan për të parandaluar ikjen e të rinjëve, ku brenda dy-tre viteve mbi 80 përqind e popullates do të shkojnë për të punuar në shtetet e perëndimit. Kush do mbetet vallë në Kosovë? Ju politikanët dhe familjet e juaja, servilët e juaj, dhe pleq e plaka. Të paktën tregohuni të sinqertë, dhe jo si me çështjen e liberalizimit të vizave që po e gënjeni popullin tash e 10 vite!”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat