Ambasadori rus në Beograd: Takimi Putin-Thaçi nuk nënkupton njohje

Lajme

Ambasadori rus në Beograd: Takimi Putin-Thaçi nuk nënkupton njohje

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:58
Alexander Chepurin

Pas takimi në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ka reaguar ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin.

Takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin në Paris nuk nënkupton njohjen e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ambasadori rus në Beograd Alexander Chepurin.

Sipas tij, asnjë takim nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe Serbinë dhe siç u shpreh ai, kjo është thjeshtë “diplomaci e korridoreve”, të cilën Kosova e vazhdoi nga Nju Jorku në Paris.

“ Po shihet se “diplomacia e korridoreve” të Kosovës është duke vazhduar nga Nju Jorku në Paris. Takimi në mes të Putinit dhe Thaçit nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në qëndrimin e Rusisë e as në njohjen e pavarësisë”, është shprehur Chepurin, transmeton më tutje lajmi.net.

Ambasadori rus po ashtu komentoi edhe protokollin francez në 100-vjetorim e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, duke e quajtur  një dështim të madh.

Chepurin këto komente i bëri pas takimit që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pati me presidentin rus Vladimir Putin, në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat