A ekzistojnë 72 virgjëreshat në botën tjetër? Tregon Don Lush Gjergji

Lajme

A ekzistojnë 72 virgjëreshat në botën tjetër? Tregon Don Lush Gjergji

Nga: D.B Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:40
Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji

Përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës Don Lush Gjergji, ka thënë se tematika e femrës në botën tjetër, siç do të thoshte at Shtjefen Gjeqovi, “matanë botës” sigurisht se është një temë e cila trajtohet në shumë fe, prandaj trajtohet edhe në krishterim.

“Këtë çështje e ka trajtuar edhe vet Jezusi kur bashkëkombësit e tij, ia kanë bërë një pyetje me një tregim se ka qenë një njeri që është martuar me një grua dhe nuk ka pasur fëmijë, dhe atëherë ai ka vdekur, dhe kështu radhazi shtatë vëllezërit e kanë pasur të njëjtën grua, dhe së fundi, asnjeri nga ta, nuk ka pasur fëmijë, dhe së fundi ka vdekur edhe ajo. Dhe pyetja ishte: se gruaja e kujt do të jetë kjo grua në amshim? Dhe Jezusi është shumë i qartë dhe shumë i vendosur dhe thotë : Në atëbotë apo në amshim nuk ka trup, prandaj edhe nuk ka gjini. Por njerëzit do të jenë si engjëjt dhe nuk do të kenë më, lidhje të tilla afektive emotive, trupore, seksuale sepse kjo është një çështje trupores, kurse  shpirtërorja e ka një dimension tjetër një dimension shume më të lartë, më të thelle, dhe një dimension gjithëpërfshirës”, ka thënë Don Lush Gjergji.

Sipas tij, kjo është sipas Ungjillit të Krishterimit, por kemi edhe shpjegime tjera, të cilat na jep Shën Pali, kur thotë se në Krishterim të gjithë jemi njëjtë, nuk ka më mashkull apo femër, nuk ka më grek apo hebrenj, nuk ka më të pasur apo të varfër dhe nuk ma të dijshëm dhe të pa dijshëm.

“Kjo do të thotë se Zoti ia kthen dimensionin apo identitetin primar të njeriut sikurse ishte Adami dhe Eva, para mëkatit burimor ose mëkatit origjinal i cili ishte zanafilla e gjithçkaje. Prandaj, nëse i marrim këto premisa, atëherë ne si t ‘krishterë mund të themi se besojmë se pas vdekjes trupore njeriu lirohet prej të kufizuares, prej materiales, prej trupores, dhe si i tillë më nuk ka nevoja të tilla, dhe as nevoja të tilla,  që të jetojnë një jetë trupore. Shembullin e kemi të Jezusi i ngjallur i cili është trup i lumturuar, apo trup i cili nuk i ka më, dimensionit apo kufijtë , Jezusi hyn kur është dera e ngjallur, kurse kur është dera e mbyllur Jezusi paraqitet dhe zhduket e tjera. Do të thotë në ngjashmëri Jezusit të ngjallur do të jemi në amshim edhe ne. Kur nuk do të kemi më, as nevojë e as mundësi të tilla të cilat janë thjesht trupore e shumë raste edhe epshore. Prandaj, sa na përket ne si të krishterë jo vetëm katolik por gjithë të krishterët besojmë se njeriu me vdekje lirohet nga e përkohshmja nga materialja nga e shkatrrueshmja dhe e fiton pa shkatrrueshmërinë se shpirti ka dimensione tjera. Mos të harrojmë teorinë dhe të vërtetën bazë, që njeriu është një qenie e përbërë: Trup, piskë dhe shpirt. Trupi është shtresa materiale, psika ka vullneti, liria, kujtimi, apo kujtesa , mësimi juanë elemente psikike, kurse elementet shpirtërorë janë drejtësia dashuria, paqja lumturia, gëzimi amshimi etj”, ka thënë Don Lush Gjergji.

Gjergji: Teoria e 72 virgjëreshave nuk ka bazë në krishterim

Ai ka vlerësuar se në mënyrë figurative  njeriu është një qenie 3 katshe , e ka truporen, e ka psikiken dhe e ka shpirtëroren.

“Dimensioni më i lartë i njeriut është pikërisht psikika, sepse është elementi i Zotit. Pasi dihet që Zoti në njeriun e ka një element të vet, dhe elementi i Zotit është shpirti . Dhe kur shpirti lirohet prej trupores dhe psikikes, atëherë i përngjan engjëjve apo qenieve të cilat nuk janë të varura në trup, në kokë, dhe në hapësirë. Dhe kjo nuk ka të bëj fare me 72 “virgjëresha” në botën tjetër, dhe aq ma pak, sepse tjetër është një situatë të cilën para 2 mijë vjetëve ka ardhur Krishti dhe Krishterimi, por dinjiteti i njeriut dhe shpirti i i njeriut nuk është as mashkullor e as femëror. Por, është njerëzor dhe hyjnor. Njerëzor sepse i kushtohet kohës dhe hapësirës në të cilën jeton kurse hyjnor sepse teza bazë e krishterimit është kjo. Prej zotit rrjedhim, pasi ai na ka krijuar, me Zotin jetojmë sa të jenë plani dhe vullneti i tij, dhe tek Zoti kthehemi”, është shprehur ai.

Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji, mes tjerash ka cilësuar  se janë tri stacione, ku njeriu rrjedh prej Zotit, meqë jetojmë më të, udhëtojmë apo shtegtojmë me të, dhe kthehemi tek ai.

“Si të tillë, trupi i njeriut mashkullor apo femëror është plotësisht para Zotit i njëjtë, dhe fatkeqësisht traditat e ndryshme mund të kenë pasur ndikim, por feja është shumë e qartë, se njeriu është së pari qenie njerëzore, pastaj gjendje gjinore,  e pasta qenie shpirtërore. Truporja dhe gjinorja i përkasin kohës dhe hapësirës në të cilin jetojmë në këtë botë. Nuk dua të hyj në kurrfarë polemikë me botëkuptimin dhe me fenë e vëllezërve të mi me traditë, apo me besim islam apo mysliman, por interpretimi i tillë se në amshim do të kemi atë çka nuk e kemi pasur këtu, prej kthimi i një parajsë antropologjike ku do të plotësohen kërkesat nevojat dhe dëshirat që nuk i kemi arritur këtu, në krishterim  nuk ka fare bazë dhe është diçka vetëm projektim apo dëshirë”, është shprehur përfaqësuesi të Ipeshkëvisë së Kosovës Don Lush Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat