Tmerr: Në Abetare mësohen emrat sllavë, “për hatër të çetnikëve të Beogradit”

Lajme

Tmerr: Në Abetare mësohen emrat sllavë, “për hatër të çetnikëve të Beogradit”

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:19
Abetarja

Në Abetaren e cila përdorët për fëmijët e klasës së parë, vetëm në një mësim përdorën pesë emra sllavë, ndërsa dy të tjerë janë emra shqip.

Kjo ka tmerruar opinionistin Gëzim Mekuli, i cili e ka shpërndarë fotografinë në rrjetin social Facebook.

Mekuli shprehet se kjo është bërë për hatër të çetnikëve të Beogradit dhe për qejf të 3% të serbëve dhunohen 97% shqiptarë.

Më poshtë reagimi i Mekulit:

A është e mundur kjo?

Matematika vetëm në një mësim ka pesë emra sllavë e veç dy emra shqiptarë!

Për hatër të çetnikëve të Beogradit e për qefë të 3% të serbëve dhunohen 97% shqiptarë!

Shpërlarja industriale e trurit shqiptar filloj që në qerdhe, në shkolla fillore e nga media publike.

FJALA, FILMI DHE FOTOGRAFIA NË SHËRBIM TË KOLONIZUESVE!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat