‘Burdushit’ i sekuestrohen edhe 3 vetura

Lajme

‘Burdushit’ i sekuestrohen edhe 3 vetura

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Hysni Peçani, i njohur si “Burdushi”

Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se pas bastisjes në shtëpinë e ‘Burdushit’, pos që janë gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe gjësende të tjera, me rastin e bastisjes, janë sekuestruar edhe 3 vetura në pronësi të Hysri Peçanit – ‘Burdushi’.

Prokuroria në Prizren tha për kallxo se bastisja është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peçani, i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në këtë proces i akuzuari “Burdushi ” si mjek popullor, merret vesh me tashmë të dëmtuarin që t`ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat