Befason prezantuesi i njohur: Burdushi më ofroi 10 mijë euro për...

Lajme

Befason prezantuesi i njohur: Burdushi më ofroi 10 mijë euro për...

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 09:34
Burdushi

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme e arrestoi mjekun popullor Hysni Peçani, i njohur si Burdushi.

Burdushi, akuzohet për katër veprimtari të jashtëligjshme, të cilat sipas kodit penal të Republikës së Kosovës mund t’i kushtojnë të paktën me 12 vjet burgim.

Ndërsa, pas arrestimit, erdhi një reagim befasues nga prezantuesi Fehmi Ferati, i cili ishte edhe kandidat per kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ferati thotë se Burdushi i kishte ofruar dhjetë mijë euro, për një emision me kushtin që pyetjet duhet bërë sipas kërkesës së tij.

Por pse ka prit Ferati arrestimin e Burdushit e që tregoj për këtë ngjarje?!

“Burdushi nëse zbulon sa para i ka dhënë (blerë) moderatorëve që e kishin “ftuar” në emisione për qëllim promovimi…do të çuditeni! Pas një emisioni që e kisha ftuar duke e ironizuar dhe mahitur për kotësinë e tij ekzorciste, e kishte kuptuar më vonë kundërefektin. Pas kësaj mua me ofronte prej 5000€ deri 10.000€ nëse e ftoj në emision me kushtin që pyetjet duhet shtruar sipas kerkeses së tij!”, ka shkruar Ferati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat