Burdushi flet nga burgu, tregon si e trajtuan policët

Lajme

Burdushi flet nga burgu, tregon si e trajtuan policët

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 12:15
Burdushi

Zyrtarë të KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, të shtunën kanë vizituar Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e ndalimit në Prizren.

Ata kanë biseduar me të rreth trajtimit që policia i ka bërë atij gjatë arrestimit.

Burdushi ka thënë se sjellja e policëve ishte korrekte, dhe se madje ka falënderim për mirësjelljen që ata kishin ndaj tij shprehet ai.

Momentalisht ai ka dy mbrojtës dhe nuk ka asnjë vërejtje lidhur me trajtimin e tij në Qendrën e ndalimit, ku aktualisht gjendet.

Ky është njoftimi i plotë i KMDLN-së

Ai, u arrestua me dt.16.11.2018 në shtëpinë e tij, Rr.’Jeta e re’, p.n. në Prizren rrethë orës 12.00 nga policia e Kosovës. KMDLNJ-së i ka deklaruar se policia ka patur sjellje korrekte me rastin e arrestimit të tij. Po ashtu, në këtë rast policia ka legjitimuar të pranishmit (rreth 30-të vetë) që ishin duke pritur të trajtoheshin nga Burdushi.

Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij) ka marrë me vete materiale si: DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave: Ronger, Audi e Reno’, ka thënë ai.

Gjatë intervistimit ai është njoftuar me të drejtat rreth trajtimit të tij me rastin e mbajtjes 48 orësh në këtë qendër ndalimi.

Ka dy mbrojtës dhe nuk ka asnjë vërejtje lidhur me trajtimin e tij në Qendrën e ndalimit, ku aktualisht gjendet, përkundrazi shpreh falënderimin për trajtimin tejet korrektë nga zyrtarët.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat