Zbulohet shpejtësia e eskortës së amabsadës turke

Lajme

Zbulohet shpejtësia e eskortës së amabsadës turke

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Pamje nga aksidenti i djeshëm

Avokati Arianit Koci ka folur në lidhje me aksidentet dhe eskortat e politikanëve dhe diplomatëve.

Koci thotë se eskortat nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe vazhdimisht tejkalojnë shpejtësinë, që sipas tij, kjo është e papranueshme.

“Aksidenti i mbrëmshëm me disa viktima, ku është e përfshirë eskortat e ambasadës së Turqisë, duhet të hetohet mirë. Nëse ka pasur tejkalim të shpejtësisë nga ana e kësaj eskorte, fajtori me automatizëm dihet”, shkruan Koci në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e Kocit:

Vrasjet me vetura!

Eskortat e politikanëve dhe të disa diplomatëve nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe vazhdimisht e tejkalojnë shpejtësin?.

Kjo është e papranueshme.

Aksidenti i mbrëmshëm me disa viktima, ku është e pëfshirë eksortat e ambasadës së Turqisë, duhet të hetohet mirë. Nëse ka pasur tejkalim të shpejtësisë nga ana e kësaj eksorte, fajtori me automatizëm dihet.

Për më tepër, tejkalimi i shpejtësisë në ato përmasa - thuhet që vetura e ambasadorës turke ka lëvizur me shpejtësisnë 180 kmh, në vete ngërthen jo vetëm përgjegjësinë penale të shoferit, por edhe pëgjegjësinë e vet ambasadorës.

Si mund ta lejoj ambasadorja që shoferi të lëvizë me atë shpejtësi?

Përndyshe, duhet urgjentisht që të bëjmë ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

Shkaktimi i aksidentit me pasoja të vdekjes me tejkalim të konsiderueshëm të shpejtësisë, duhet të sanksionohet barabart me vrasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat