1 vit pa të bijën, Çun Lajçi e kujton me vargje rrëqethëse

Lajme

1 vit pa të bijën, Çun Lajçi e kujton me vargje rrëqethëse

Nga: b.s Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:33
Bubulina Lajçi

Aktori i njohur, Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook, ka kujtuar me vargje rrëqethëse bijën e tij, Bubulinën, e cila ndërroi jetë 1 vit më parë.

Lajçi, të bijës e cila i ndërroi jetë papritmas një vit më parë i ka kushtuar një poezi me vargje tepër të dhimbshme.

Kjo është poezia:

In memoriam

Nji vit pa Ty e pa frymën tande

ecim kujtimësh si tymit temjanit

Bubë!

Jerusalemi qeshi kur shqip fole:

"Jezunë du me prekë e shtrat i tij m'u ba"

Adeeb Joudeh ta hapi derën

e t'shenjtës "Sepulchre" atë mëngjes korriku

diell i përvëluem zemre

Ti ece temjanit, unë pas xhamive

ku myezinët lëshonin zá

kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte

Ti s'dole ma!

Unë

i vetmuem n’qytetin plot jetë

i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi

dëshpërue nga lumtuni korriku

zjarm andrrash futa n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje

Nata e gjatë për dashuni

S'e kuptoj pse gëzohem që s’vdes

e pse jetoj në këtë botë me përralla

Zot

çka t’baj me Ninin që larg meje leh

e Bubën që varun m’rri mbi qepalla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat