Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon të “zezat” e liderëve tanë, fakte tronditëse pse nuk u anëtarësuam në Interpol

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon të “zezat” e liderëve tanë, fakte tronditëse pse nuk u anëtarësuam në Interpol

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari e ka komentuar mos pranimin e Kosovës në Interpol.

Miftari thotë se, kjo ndodhi për shkak se presidenti lobon kundër Kosovës, ministri lobon për biznes të tij dhe jo për Kosovën, kryeministri i quan rrenca prokurorët e kërcënuar, me kryetar të Kuvendit që flet, fyen dhe kërcënon nuk mund të pranohemi në Interpol.

Ai tutje shkruan se, politikanët i kemi hajna, vrasës, kriminel e pro-rus, kurse gjykatat i lirojnë kriminalët..

Ja shkrimi i Naim Miftarit:

Edhe një “fitore” e Kosovës pas pranimit në BE, Liberalizimit, NATO-së, tani edhe në Interpol.

Me një kryetar që lobon kundër shtetit të vet Kosovës, me një ministër te jashtëm qe lobon për biznesin e firmës të tij, por jo për shtetin tonë, me një kryeministër që prokurorët e kërcënuar dhe kundërshtaret politik i quan hajna e rrenca, me një kryeparlamentar grindavec që flet fyen e frikëson edhe deputetë dhe vepron akoma sikur kur ishte krye shef i shërbimit sekret partiak, me politikanë hajna, vrasës, kriminelë e pro-rus, me gjykata që i liron vrasësit dhe kriminelët, me një polici që vjedhin vetveten dhe humbin qëllimisht provat e krimeve, me një inteligjencë që privatisht për hatër të Thaçit-Pacollit dhe Erdoganit kidnapon profesor mysafir dhe i dorëzon diktatorëve të huaj.

Çka keni prit ju nëse keni prit rezultate pozitive, ju jeni te verbër dhe budallenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat