Vdes Maurice G. Dantec, autori i “Rrënjët e së keqes”

Libra

Vdes Maurice G. Dantec, autori i “Rrënjët e së keqes”

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 19:23
Maurice G. Dantec

Shkrimtari Maurice G. Dantec, 57 vjeç, autori i veprës së mirënjohur “Rrënjët e së keqes” vdiq në Montreal ku banonte prej disa vitesh.

“Dantec vdiq pas një ataku kardiak, të shtunën në mbrëmje”, tha për median Jerome Dayre, drejtor i botimeve ”Inculte”.

“I dashur, bujar, miqësor dhe i njerëzishëm, ai e ngriti lart letërsinë franceze me veprën e tij unike”, shkruan botimet ”Inculte” në Facebook.

Shkrimtari, rezident në Kanada prej disa vitesh ka shkruar me dhjetëra romane.

Ai konsiderohet si një prej shkrimtarëve të mëdhenj francezë të fantashkencës.

Romani i tij i parë, “Sirena e kuqe” (1993) u shpall fitues i çmimit ”Trofeu 813” si romani më i mirë francez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat