Politika e Tiranës asnjëherë nuk ka kërkuar Bashkimin e Shqipërisë etnike gjithëshqiptare

Libra

Politika e Tiranës asnjëherë nuk ka kërkuar Bashkimin e Shqipërisë etnike gjithëshqiptare

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 18:36
Ballina e librit

Jo më politikë anti-Kosovë nga Tirana, dhe kundër atyre që s’e duan Bashkimin Kombëtar. Rrjedha e “tezës” komb kosovar e ka burimin nga Shqipëria.

Amë, Atdhe e Mëmëdhe për shqiptarët janë edhe Kosova shqiptare, edhe Maqedonia shqiptare edhe trojet shqiptare në Mal të Zi, edhe Presheva shqiptare edhe ?amëria shqiptare; dhe  këto së bashku me shtetin shqiptar të Shqipërisë së sotme  janë Shqipëria etnike gjithëshqiptare; të gjitha ato  së bashku janë  Ama, Atdheu e Mëmëdheu  ynë, i të gjithë shqiptarëve, të cilat duhet të bashkohen.

Shqiptarët e Shqipërisë pothuajse në përgjithësi akoma nuk e dinë mirë se cfarë janë sllavo-serbët pasi nuk e kanë pësuar prej krimeve, barbarizmave dhe prej genocidit serb; por tani, sidomos gjatë dhe  pas viteve 1998-1999 kanë filluar ta mësojnë dhe t’i besojnë shqiptarizmit, kombëtarizmit dhe patriotizmit të pamposhtur të shqiptarëve të Kosovës;  të mësojnë për sakrificat e tyre mbinjerzore në shekuj për atdheun dhe kombin e bashkuar shqiptar. Ata të cilët teorizojnë me “tezën”për një komb kosovar po bëjnë vetëm tradhëtinë dhe antishqiptarizmin. 

Gjithnjë në Shqipëri është përdorur dhe përdoret politikisht, mediatikisht, zyrtarisht dhe publikisht emërtesa kosovar për shqiptarët e Kosovës dhe rrjedhimisht prej këtej e ka burimin “teza” për komb kosovar, madje unë gjithnjë e kam konstatuar këtë, dhe përderisa  jo vetëm intelektualët por edhe të gjithë shqiptarët e Kosovës habiteshin dhe thonin se pse na thoni ju në Shqipëri kosovar pasi  ne jemi shqiptar, dhe po të njëjtën pakënaqësi shprehin edhe shqiptarët e Maqedonisë pse atyre në Shqipëri u thonë maqedonas.

Këtë verë në bisedë në plazhin e Durrësit një shqiptar nga një qytet shqiptar i Maqedonisë, Struga, po bisedonte me dy të Shqipërisë dhe po i pyeste se përse , bre , ju të Shqipërisë nuk i doni shqiptarët e Kosovës? Ata i  thonin se ju  maqedonsit jeni më të mirë dhe më ndryshe se kosovarët -sa për t’i bërë atij qejfin por edhe për ta nxitur edhe atë kundër. Jo, bre, thoshte shqiptari nga Struga, se gabim e keni  pse po më drejtoheni edhe mua si maqedon, unë jam shqiptar ashtu si dhe shqiptarëve të Kosoves, pse u thoni kosovar kur ata janë shqiptar, biles janë  ma shqiptar se ju shqiptarët e Shqipërisë. Dhe vazhdoi me tej… Qe, shikoni në  Plazh këtu nuk ka as nji kusht, as pastërti, as banjo, as vend ku mu shtri në ranë nuk ka, dhe vetem me shqiptarë  të Kosovës  është mbushur plot, se të hujt nuk vijnë këtu dhe ju as nuk i respektoni pushuesit nga Kosova, po sa merrni vesh se janë prej Kosove edhe cmimet ja rritni.  Ju po nuk i deshët shqiptarët e Kosovës nuk na doni as ne shqiptarët e Maqedonisë, se ne do na kishte marrë lumi moti po të mos kishim Kosovën.

Edhe unë vetë, kur bisedoja me shqiptarë dhe intelektualë nga Durrësi ku kam lindur, pasi prindërit i kam shqiptarë nga Kosova dhe ju tregoja se kush ishin serbët, prej tyre dëgjoja shprehje të tilla si: keq e keni punën ju kosovarët me serbët; dhe kur pashë në Durrës në një shitore librash  librin e Andriqit të përkthyer në shqip, isha me dy shkrimtarë të Shqipërisë dhe i pyeta shiko deri këtu paska arritur puna sa të dalë në shitje në Shqipëri vepra e antishqiptarit serb, Andriq!?  Ata më thanë: aaa.., shiko, se ai është një shkrimtar shumë i madh dhe ka marrë ?mimin Nobel, pasi e kishin lexuar dhe u kishte pëlqyer. Dhe  unë u habita me ta dhe ju thashë, po për antishqiptarizmin e tij  dhe për projektin e tij për të dëbuar shqiptarët nga Kosova dhe për ta asgjësuar edhe vetë shtetin shqiptar, po këto a i keni mësuar prej tij , pasi prej kësaj ai në Serbi respektohet si serb i madh, dhe debatova shumë me ta.

Dhe po këtë Andriqin e citoi edhe kryeministri shqiptar i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Serbi.Por kulmi i  politikës anti-Kosovë akoma nga Tirana është Protokolli i fundit i Tetorit të këtij viti, 2016, Protokolli gjeoekonomik mes Tiranës dhe Beogradit për ndërtimin e autostradave dhe të hekurudhave që lidhin Beogradin me Tiranën të cilat kalojnë përmes territorit të Kosovës pa pyetur dhe pa qenë palë e këtij Protokolli Shteti i Kosovës, gjë e cila përbën një veprim dhe politikë anti-Kosovë nga ana e Tiranës pasi ky veprim, ky Protokoll tregon se Shqipëria nuk e njeh realisht  dhe seriozisht sa dhe si duhet Shtetin dhe Pavarësinë e Kosovës  përderisa edhe sillet kështu ndaj saj, duke u justifikuar me interesin ekonomik, por më së shumti dhe kryesisht për interesa dhe për përfitime politike në favor të politikës së ditës, të interesit të ngushtë të pushtetit në Tiranë.

 Në vitet 1980 takova dy shqiptarë nga Kosova që kishin ardhur nga perëndimi për vizitë në Shqipërinë Amë, se kështu e quajnë shqiptarët jashtë Shqipërisë edhe ata nga trojet etnike, Shqipërinë, ndërsa për mua si dhe për cdo shqiptar: si Amë, Atdhe dhe Mëmëdhe janë kudo ku ka troje shqiptare.

Dhe ata  dy bashkëatdhetarët nga Kosova që  i takova, në bisedë e sipër më kërkuan që t’u gjeja ca libra të shkrimtarit të Madh, Gjergj Fishta,  të kandidatit të parë shqiptar për ?mimin Nobel, dhe unë e dija se vepra e tij  ishte  ndaluar nga ishregjimi komunist në Shqipëri dhe ua thash një gjë të tillë, mirëpo ata nuk e besonin një gjë të tillë apo edhe nuk donin ta besonin këtë fakt. Atëhere shkuam në 2-3 librari dhe i kërkuam për t’i blerë . Dhe të gjithë shitësit e librarive habiteshin dhe na shikonin me dyshim se si ka mundësi që këta kërkojnë veprën e ndaluar të Fishtës, “LAHUTA E MALCIS”, veprën e ndaluar vetëm se ajo ishte antisllave.Në Shqipëri opinioni shumë pak ka pasur njohuri për atë se cfarë ka ndodhur në Kosovë që prej 150 vitesh, për genocidin serb mbi shqiptarët atje dhe në të gjitha trojet shqiptare në ish-Jugosllavi.

Pra, kjo tregon se në Shqipëri përderisa  ka qenë kështu, atëhere jo vetëm politika por edhe opinioni në Shqipëri në një masë të madhe edhe nuk  ka si ta kishte të mishëruar idenë dhe  përderisa as nuk  e kanë pasur as si qëllim, edhe as nuk e kanë kërkuar ndonjëherë  Bashkimin Kombëtar, ashtu sic edhe deklarojnë kryeministri i Shqipërisë dhe të tjerë politikanë dhe intelektualë nga Shqipëria.

 Po tregoj dhe dicka që një gazetare  nga theksi i anglishtes që fliste dukej se ishte nga SHBA, kur në Portin e Durrësit  po mbërrinin vullnetarë të U?K-së nga perëndimi në kohën e Luftës së Kosovës në Prill të vitit 1999, pak a shumë  më kujtohet se më tha kështu: a jeni një popull dhe një komb ju shqiptarët e Shqipërisë me ata të Kosovës? Po i thashë unë. Ajo vazhdoi – po si ka mundësi që Shteti Shqiptar nuk bën sa duhet për Luftën në  Kosovë sot, kur për ?lirimin e Kosovës është angazhuar edhe NATO;  shumë rrallë dalin vullnetarë dhe kuadro ushtarakë nga Shqipëria që shkojnë në Luftë, dhe Shteti Shqiptar nuk e ndihmon seriozisht Luftën e  U?K-së as me ushtarë, as me ushtarakë dhe as me armë e municione kur Shqipëria ka shumë oficerë dhe depot plot me armë!? Kjo luftë është rasti më i mirë që ka ardhur  për shqiptarët që të bashkohen.

 Dhe nuk është vështirë për ta kuptuar  që edhe këto vitet e fundit politikanë, intelektualë dhe individë të ndryshëm mediatikë në mënyrë shumë djallëzore provokojnë që të nxisin dhe në Kosovë idenë për një komb kosovar me qëllim të përhapjes së opinionit se edhe në Kosovë nuk e duan Bashkimin Kombëtar, duke reklamuar opinionet edhe të ca opinionistëve nga Kosova të cilët deklarohen për një komb kosovar, ide apo tezë që shkon kundër aspiratës dhe të së drejtës së shqiptarëve për Bashkimin  në një  shtet kombëtar.

 Në Shqipëri antikosovarizmi (kuptohet antishqiptarizmi ndaj shqiptarëve të Kosovës) ka qenë ushqyer nga politika dhe nga një pjesë e opinionit publik dhe mediatik në Shqipëri të joshur nga lakmia, servilizmi dhe mercenarizmi politik i tyre, madje ky antikosovarizëm ka qenë  edhe i hapur, si p.sh. shkelja e embargos së naftës për makinerinë vrastare të luftës së Milloshevicit; në kohën e luftës së Kosovës kur drejtor Radio Televizionit Shqiptar ishte Frrok Cupi u shpërnda një lajm ku thuhej se: “Ushtria jonë rrëzoi një aeroplan armik” , ku bëhej fjalë për rrëzimin e një një aeroplani amerikan që bombardonte Serbinë.

Si mund  t’i qujamë dhe t’ua vemë emrin edhe deklarimeve të të dy ishkryeministrave të  mëparshëm shqiptar: të Berishës për autonomi për Kosovën kur ai ishte president  dhe për pavarësi të kushtëzuar kur ai ishte kryeministër deklaruar kjo nga ish-Ministri i tij i Punëve të Jashme B.Mustafaj; dhe po kështu edhe deklarimin anti-Kosovë të ish-Kryeministrit tjetër të Shqipërisë, F. Nano, ku për kryeqytet të Kosovës deklaronte se ishte  Beogradi. Këto besoj se i di edhe opinioni shqiptar në Kosovë.

Edhe “teza” për një komb kosovar e ka origjinën nga Shqipëri e cila gjithnjë i ka parë shqiptarët e Kosovës si vëllezër prej njerke, pra si kosovarë, madje edhe  mediatikisht kjo “tezë”ka dalë nga disa farë opinionistësh  pa bosht kombëtar sic është Fatos Lubonja nga Shqipëria, “tezë” të cilën po e mbrojnë dhe po e propagandojnë nja dy pseudoshkencëtarë antikombëtarë dhe pro sllavo-serbo-ortodoksë në mbështetje të asaj teorie serbe, të këtyre ardhacakëve të cilët shqiptarët e Kosovës i quajnë “minoritet emigrantësh”, kur në Kosovë shqiptarët përbëjnë 95% të popullsisë së saj. “Teoricienët” e “tezës” për një komb kosovar janë në funksion dhe në shërbim të  antishqiptarizmit dhe pro politikës serbe.

Më vjen mirë që tani së fundmi  që edhe opinionistë dhe intelektualë  por edhe politikanë nga Shqipëria  ( jo se nuk ka pasur të tillë) që tashmë  dhe përderisa edhe kështu edhe po shprehen edhe ata që dikur ishin skeptik apo ca edhe kundra, por  që tani janë  për  Bashkimin Kombëtar. Dhe ajo që vjen tashmë si habi është fakti se si tani po na dalin ca farë individësh antikombëtarë nga Kosova që “tezën” mjerane për një komb kosovar po mundohen të na e paraqesin si realitet, përpjekje kjo e dështuar e tyre që është kundër Bashkimit Kombëtar.

Që të jesh patriot dhe kombëtar duhet: ta duash çdo pëllëmbë tokë shqiptare; duhet t’i duash  të  gjithë shqiptarët pa dallim bindje politike, pa dallim besimi fetar dhe pa dallim krahine; duhet të ndjesh dhimbje dhe të kesh ndjesi për çdo fatkeqësi që i ndodh kujtdo shqiptari kudo qoftë ai; duhet të respektosh dhe t’u jesh mirënjohës të gjithë atyre që kontribuojnë  dhe që sakrifikojnë për të mirën e përgjithshme kombëtare;  dhe duhet të jesh për Bashkimin Kombëtar si dhe të respektosh dhe t’i jesh mirënjohës dhe besnik aleatit tonë të madh SHBA-së.

Ata që nuk janë të tillë nuk duhet t’ua besojmë atyre në asnjë mynyrë as politikën, as pushtetin dhe as punët e shtetit.  Vazhdon…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat