Djali i Ardian Fullanit merr librin “Vrima” me një dedikim të veçantë

Libra

Djali i Ardian Fullanit merr librin “Vrima” me një dedikim të veçantë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 15:25
Djali i ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, ne panair te libirit

Dita e djeshme ka qenë edhe dita e fundit e Panairit të Librit që është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Mes shumë personazheve publike që kanë zgjedhur të shkojnë aty, ka qenë edhe ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani me familjen e tij.

Djali i tij, Erik Fullani mes libra të tjerë është ndalur edhe tek libri i poetes Rita Petro, “Vrima”.

Libri i saj me poezi të forta erotike është vlerësuar me çmimin “Lumo Skëndo”, si libri më i mirë me poezi.

Autorja në librin për Erikun ka lënë një dedikim mjaft të veçantë.

“Erikut, uroj që ta shijojë VRIMËN në të gjitha dimensionet dhe thellësinë e saj”-shkruan poetja Petro.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat