Vlora nis urim Gjakovës

Libra

Vlora nis urim Gjakovës

Nga: Albert Habazaj Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Dhuratën më të bukur ky vit i ri 2017, ia fali çiftit Migena dhe Behar ARLLATI, intelektualë dhe veprimtarë të shquar gjakovarë, profesorë e poetë, artistë në shpirt, miqtë e mi të respektuar. Po u nis me një këngë labe urimin tim nga larg fizikisht, por jam bashkë me ta në gëzimin e djalit të tyre Argen:

1 Janari-dit' e bukur,

E diela erdhi e mbarë.

Marathonomak' i lumtur

Shpërndan një mesazh të bardhë:

 

Dymijë e shtatëmbëdhjeta,

Vit i mirë e i bekuar.

Hej, Gjakovë, moj tungjatjeta!

Na vjen si bleta ngarkuar.

 

Gëzimtar Behar Arllati

Nga Vlora uron Alberti

Për ty ka punuar fati,

T'u plotësua kuarteti.

 

Bora, Rina dhe Triumfi

U bënë dhe me një vëlla.

Lumturinë Behari puthi,

Migena një djalë i dha.

 

Dashuria- zjarr në zemra,

Te vetja thesarin gjen,

Nga përkëdheljet në emra

Djalin e quajtën Argen.

 

Ari, muzikant që s'ndalet,

Gena, gjuhëtare, poete,

Kanë gëzim sa shtatë male,

Kanë gëzim sa shtatë dete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat