Mesazhet që Umberto Eco na jep me kryeveprën e tij, ‘Emri i trëndafilit’

Libra

Mesazhet që Umberto Eco na jep me kryeveprën e tij, ‘Emri i trëndafilit’

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 15:19
Ilustrim

Ai nuk është thjesht një libër.

“Emri i trëndafilit” është një kryevepër që duhet lexuar nga të gjithë dhe jo vetëm kaq, çdo vepër e Umberto Ecos duhet lexuar për shumë arsye. Që nga fjalori i tij i pasur (fatmirësisht i përkthyer në mënyrë të përkryer në shqip), thëniet fantastike, subjektet interesante, e deri tek ironia e tij e bukur dhe therëse. Më poshtë do t’ju japim disa nga mesazhet që ai na sjell me veprën “Emri i trëndafilit” :

“Kur armiqtë e vërtetë janë tepër të fortë, lind nevoja të zgjedhim armiq të tjerë më të dobët”.

“Vlera e një libri duket në momentin që e lexojmë. Një libër përbëhet nga shenja që flasin për shenja të tjera dhe këto flasin më pas për gjëra. Pa një sy që t’i lexojë, një libër mban shenja që nuk prodhojnë mesazhe dhe me pak fjalë është i shurdhët”.

“Librat nuk janë bërë për t’u besuar, por për të na ftuar në dyshime. Përpara një libri ne nuk duhet të besojmë çfarë na transmetohet, por të pyesim veten se çfarë ka dashur autori të transmetojë me fjalët e tij”.

“”E vërteta e vetme është të mësojmë se si të çlirohemi nga pasioni jo i shëndetshëm për të vërtetën”.

“Kush nuk lexon, në moshën 70 vjeçare ka jetuar vetëm një jetë : të vetën! Kush lexon, ka jetuar 5000 vjet : Që kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Lucian, kur Leopardi adhuronte pafundësinë… sepse në thellësi leximi të dhuron pavdekësinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat