Skënder Zogu - Histori pa pranga!

Libra

Skënder Zogu - Histori pa pranga!

Nga: Guxim Alimani Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 11:01
Skënder Zogu

Mbrëmë në një ambjent të thjeshtë, por intelektual, në librarinë “Adrion” Ltd. në Tiranë, me një stil të drejtpërdrejtë perëndimor, ing. Skënder Zogu promovoi librin e tij të memuareve si askush më parë.

Ky pinjoll i Familjes Mbretërore me një CV të njohur në mërgim si atdhetar e intelektual foli përmes kujtimeve duke hedhur hapin e parë real se si mund të shërohet historia nga kanceri i mashtrimit dhe i tjetërsimit.

E ndoqa dhe lexova me kujdes librin e tij "Një jetë në shërbim të kombit shqiptar" duke qenë dhe dëshmitar i disa ngjarjeve të shkruara. Thjesht më impresionoi me thjeshtësinë sesi e thotë troç të vërtetën pa i bërë koment duke e lënë lexuesin të gjykojë mbi një realitet të jetuar.

Edhe ata që nuk ndajnë pikëpamje monarkiste apo dhe janë kundër saj, përballë Skënder Zogut kanë vetëm një kompliment të thjeshtë: Ai është burrë i të vërtetave. Zaten fisnikët të tillë janë e të tillë ngelen:Njerëz të vërtetë.

Të këndosh librin e Skënder Zogut është si të këndosh një Bibël a Kuran sa i përket shenjtërisë të së vërtetës. E kjo nuk është pak. Është start i kurimit, shërimit dhe lirimit të historisë nga prangat e mashtrimit. Një komb që prangos historinë nuk e ka të lirë ardhmërinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat