Në çdo tingull jeton dhe tingëllon ëndrra për të ardhmen dhe lirinë e atdheut ...

Libra

Në çdo tingull jeton dhe tingëllon ëndrra për të ardhmen dhe lirinë e atdheut ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 10:05
Nga kryesia e udhëheqjes të promovimit në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani në Prishtinë në pranin e dashamireve të librit, profesorëve,  studenteve dhe mysafireve të tjerë me iniciativën e Asicionit të letrareve dhe artisteve të Art Klubit “Rifat Kukaj” u bë promovim i kompleteve të veprave të poetit Fazli  Greiçevcit në kuadrin e 82 - vjetorin e lindjes së tij,  gjë që është me një rendësi të veçantë për letërsinë dhe kulturën shqiptare, që më në fund vepra letrare të një poeti të anatemuar nga sistemi të dalë në dritë e kompletuar. Vlerat e krijimtarisë së tij letrare janë vlerësuar në aspektin afirmativ duke e cilësuar si njërin nga poetët më të mirë të pasluftës së Dytë Botërore. Me këtë rast ky botim nuk do ishte i mundur po të mos ishte vigjilenca dhe vendosmëria e familjes, e cila këto krijime letrare me të cilën ka arritur t’i ruaj me fanatizëm edhe  përkundër vështirësive te përndjekjeve nga sistemi që i është bërë kësaj familje. Mbi të gjitha ajo që është më meritore për botimin e këtij kompleti, janë vlerat e mirëfillta të krijimtarisë të një poeti-uragan, jeta e të cilit iu shua në mënyrën më mizore nga UDB-a jugosllave. Në vazhdim të fjalës së tij kushtua promovimit të këtij kompletit te veprave Nexhat Rexhaj  tha:”  Njeriu dhe koha e tij  ruan  idealizmin dhe dashurinë për  të ardhmen e këtij shkrimtari të vyeshëm i cili  jetoi dhe veproi në kohën e sundimit  më të egër serb - ku në rrethana të jashtëzakonshme,  zhvilloi aktivitetin e një  atdhetari të vyeshëm. Fëmijëria dhe shkollimi i këtij poeti  ka qenë  një zhvillimin e  peripecive për të ardhmen e ideve progresive,ato në vete kanë ruajtur e shpalosur botën  komplekse për lirinë e Kosovës. Atdheu dhe lira në  të gjitha veprimet e tija është i pandashëm, siç është i pandashëm edhe vargu poetik i tij që në çdo tingull  jeton e tingëllon ëndrra për të ardhmen e lirinë e vendit tonë. Në këto rrethana, ai krijoi mendim të pandryshueshëm për Flamur edukim njerëzor e kombëtar...

Atdheu dhe lira në  të gjitha veprimet e Grajçevcit  ishte e pandashme, siç është i pandashëm edhe vargu poetik

Të dhënat biografike dhe vepra e këtij poeti flasin më së miri për  përkushtimin e tij në të gjitha frymëmarrjet si në shkollim, ashtu edhe në punën  edukativo arsimore, si dhe në tërësinë e shkrimeve të tija letrare.  Vepra e këtij poeti  sot është e lënë në dorëshkrim  në duar të lexuesve, e cila  i  plotëson mungesat  e madhe për gjeneratat e reja, sepse për intelektualin  të kohës së Fazli Greiçevcit, jeta dhe vepra e tij rrezatonin  në një farë mënyre në të gjitha kohët. Atë e burgosën në vitin 1964, e torturuan mizorisht në burgun e Prishtinës dhe vdekja  e tij  qe e shpejt brenda dy jave, kjo dihej te masat e gjëra bashkë me mos nënshkrimin e dr. Ali Sokolit për vdekjen e tij. Për të flitej  kudo, njeriu ynë pa zhurmë i dha epitetin - Mësuesi i Flamurit.

Vepra poetike e Fazli Greiçevcit e mbetur në dorëshkrim, e anatemuar gjatë tërë kohës  së totalitarizmit, edhe kështu ajo flet bukur për biografin e tij, ani pse ai nuk la shënime biografike  për vete, e për të gjitha veprimet, rrethanat se si e realizoi krijimin e  poezisë. Vetë vepra në brendësinë e saj të jep mundësinë e njohjes së  botës shpirtërore të tij. Ai me  tërësinë e poezive të lëna në dorëshkrim, e të ruajtura për fat nga familja, dëshmojnë për  karakterin e fortë të tij si atdhetar i pamposhtur në të gjitha krajatat  që i krijoi koha e sundimi. Ndjekjet e vazhdueshme ndaj tij dhe burgosja për të mos dal  i gjallë nga burgu, shpalosin karakterin e tij  prej një njeriu të pamposhtur për idealizmin, sakrificën e shpirtin  deri në vetëflijim.

Poezia e tij është kënga e  njeriut me të cilin ai jetoi deri në frymëmarrjen e fundit. Fazli  Greiçevci qe njeri  i kërkesave të pandalshme  për një realitet tjetër. Në  poetikën e tij ai solli  reformën e vargut të lirë, sepse  duhet të kemi parasysh kohën e rrethanat në të cilat ai jetoi e veproi Grajçevci.

Poeti Graj?evci shpalosin karakterin e tij  prej një njeriu të pamposhtur për idealizmin, sakrificën e shpirtin  deri në vetëflijim                                             

Duke  qenë gjithnjë në ndjekje nga politika e kohës, ai vazhdimisht krijoi lirikat e tija me një frymë të re, e cila mund të quhet fillimi i modernititetit poetik në poezinë shqipe të  viteve të `60-ta. Botimi  komplet  i veprës poetike të Fazli Greiçevcit – tha në vazhdim të fjalës së tij  Rexhaj është rezultat i kujdesit, përkushtimit, angazhimit  të: Adem Gashit, Sinan  Gashit , Izet Avdylit dhe familjareve të tij. Nga këndvështrimi  i sotëm  vepra e tij artistike, të  rikthen në kohën traumatizuar për njeriun tonë. Mirëpo, brendia artistike dhe mesazhet poetike, afrojnë kohën, rrethanat e  diktatet e  letërsisë shqipe  në Kosovë e më gjerë. Poezitë e këtij poeti afrojnë   pikëtakimet  dhe përpjekjet atdhetare të një intelektuali  të shquar, që pati për mision bashkimin e trojeve stërgjyshore. Në këto  frymëmarrje  të tija , të cilat rrezatonin, mosnënshtrim e jepnin frymë të lirë e atdhedashuri në të gjitha vendet ku punoi e veproi ai, këto virtyte krijuan pengesa për jetëgjatësi në shkrimet  artistike.  Në këtë kontrast të realitetit të  egër, e të projekteve të shumta kundër shqiptarëve, e mundonin poetin e mësuesin për të ardhmen, ai vazhdimisht ishte  në kërkim të realizimit e mendimit të ri filozofik . Në këtë veprim të koordinimit të ideve përparimtare,  e në mbështetje të ideologëve që i paraprinin proceseve të mëdha kombëtare për liri, ai vepro e punoi gjithnjë në këtë frymë. Jeta dhe vepra e poetit  Fazli Greiçevci kanë krijuar hallkat më të fuqishme  edhe atëherë kur ai ia fali jetën Kosovës. Vdekja e tij në burgun e Prishtinë , u bë kushtrim  për njeriun tonë . Ai jetonte kudo në idealet e  njerëzve,që e njihnin  veprën e karakterin e  tij  të punës e veprimeve në  të  gjitha kohërat . Edhe vdekja nën presionin e torturës qe frymëzim për  liri. Njeriu i fjalës, besës, përkushtimit  në çdo pikë orientuese  kanalizoi  fjalën për të ndriçuar të ardhmen e këtij vendi. Graj?evci  ishte dhe mbeti mësuesi i idealeve të larta dhe shtyllë në mbrojtjen e flamurit kombëtar. Ai qe dhe mbeti fanar i lirisë. Poezia e tij  u bë krismë e dashuri për fjalën shqipe.  Andaj vepra e poetit i Greçevcit frymojnë  lirshëm për lexuesin për të cilët fjala dhe vargjet e tij mbeten  testament  për ndërgjegjësim të shtresës intelektuale, të cilës i duhet  unifikim e vendosjes së gjërave  në vendin e duhur për  saktësimin e vlerave objektive, universale e kombëtare.  Në këtë promovim për veprat e Grajqevci foli edhe Adem Gashi dhe të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat