“Bota pa libra, është bota e egërsirave” - Bota Sot
“Bota pa libra, është bota e egërsirave”

Libra

E diel, 22 korrik 2018

“Bota pa libra, është bota e egërsirave”

Nga: Sejdo Harka Më: 8 janar 2018 Në ora: 23:33
Kopertina e librit

 

Sentenca filozofike “Dija ndriçon mendjen ,ndërsa mendja ndriçon botën”,është shprehje e plotë e vlerave të jashtzakonshme ,që marin dijet  ,për zbukurimin e shpirtit dhe ndriçimin e mendjes  së njeriut.Dhe padiskutim ,burimi kryesor i dijeve të njeriut është libri .Pa libra,njerëzimi do të belbëzonte gjuhën fëmjnore ,ndërsa bota do të kishte mbetur në vënd.Kjo është më se e vërtetë.”Ashtu siç thekson dhe Anatol Frans:”Bota pa libra , është bota e egërsirave” .Si rezultat i zhvillimit të vrullshëm të teknogjisë së informacionit ,interesi për librin.,ka rënë në mëryrë të ndjeshme.Ky fakt  i hidhur,ka bërë që  përballë dietarëve dhe sociologëve të botës ,të shtrohet për diskutim pyetga:”Libri prej letre ,është në majat e lulëzimit,apo në prag të rrënimit të pashmangshëm …”?!

Sotpërsot,mendimi  i  përgjidhshëm   është ,se libri prej letre,edhe në të ardhshmen ,do të vazhdojë të zërë vëndin kryesor në industrinë e informimit, dhe  të formimit të njeriut,pa mohuar rolin e rëndësishëm që do të luajë libri digital dhe mjetet e tjera të informacionit elektronik.Këtë mendim të përgjithshëm mbron edhe studjuesi Kadri Tarelli në librin”Kur lexoj një libër “,i cili ka dalë në qarkullim kohët e fundit.I gjithë libri përshkohet nga mesazhi i bukur , drejtuar gjithë lexuesëve :“Në se doni të bëheni njerëz të ditur dhe të aftë për të përballuar jetën ,lexoni sa më shumë libra”!-Kur lexoj një libër-shkruan Kadri Tarelli-bëhem me krahë dhe ëndrra,sepse libri , jo vetëm më zbukuron shpirtin,por dhe më ndriçon mendjen.Prandaj ai ,jo vetëm që  i lexon me vëmendje  e kërshëri librat,por dhe i studion e i analizon thellë ato.Mendimet për vlerat e tyre,ai i publikon në portalet elektronike dhe shtypin e ditës,nëpërmjet shënimeve ,analizave dhe esseve analitiko-sintetike.Mbasi i përpunon dhe i sistemon,i boton në libra të veçantë .Objekt të përmbledhjes së fundit studjuesi Kadri Tarelli ka bërë libra të mirëfilltë artistikë me poezi,tregime,novela e romane,por dhe libra studimorë me kritika letrare ,studime historike,gjuhësore,publicistike e monografi.Në shënimet  e këtij libri, bie në sy objektiviteti dhe stili origjinal,forca e argumentuese dhe kultura shumëplanëshe e autorit.Për të argumentuar vlerat e mëdha që mer libri në  përgatitjen e njeriut per jetën,Kadri Tarelli citon mendimtarë të mëdhenj të artit dhe kulturës ,si Volteri,i cili mes të tjerëve thekson,”Kam pasur në jetë një mik të vërtetë dhe të sinqertë dhe ai është vetëm libri,sepse për mua zbavitja më e bukur ka qënë leximi i librit.Ndëra Hegeli shkruan:”Është e  vërtetë , se njeriu është ai ,që e krijon librin,por edhe libri e krijoi dhe e  përsosi më  tej atë”.

Të shkruash për këtë  përmbledhje studimore shumëplanëshe ,mbase duhen faqe të tëra,por në këtu shënime të shkurtëra ,do të ndalemi në  disa prej vlerave të saj më të dukshme.Në këtë libër lexuesi gjen ,jo vetëm studjuesin modest e shumëplanësh të artit e letërsisë,të publicistikës dhe historisë ,por dhe krijuesin e mirfilltë të essesë dhe monografisë.Objekt të analizave,meditimeve dhe refleksioneve kritike K.Tarelli  bën krijmtarinë artistike të disa poetëve,shkrimtarëve,studjuesëve e publicistëve si Dritëro Agolli,Gjovalin Shkurtaj,Agim Bajrami,Mimoza Berisha,Hysen Haxhiaj, ShpndiTopallaj,Vaso Papaj…etj.Një nga shkrimet më të bukura të kësaj përmbledhjeje analititke është ai me titull:”Ç’merak e treti Dritëroin”,për librin  e tij të fundit me poezi “Prit edhe pak”.Meraku që e ka brejtur tërë jetën Dritëroin është liria.Atë e ka shqetësuar për një kohë të gjatë pyetja:”A do të jemi  një ditë të lirë?!Në ditëtët e fundit të jetës së tij , kërkonte që  mbi varrin e tij,“…të tundte bishtin një laraskë “,për të sjellë nga bota lajme lirie .Atë e bren shqetësimi ,se kur do të vinte ajo ditë ,që “fantazmat e kokave të çmendura “, nuk do të mundnin më ,të  trembnin  lirinë e njerëzve të lirë.Një vend të dukshëm në këtë libër e zënë shënimet për vëllimin poetik”Shpresat kanë ftohtë”, të autorit Vaso Papaj.Vetë titulli ,tepër intrigues ,tregon   se ky libër mban brenda  mesazhe të fuqishme  koherente.Mes brazdave të këtyre  poezive të bukura , K,Tarelli  zbulon edhe dhimbjen edhe trishtimin e njerëzve  të kohës.Të lodhur e  të stërmunduar  nga “odisea “e trazicionit  të egër,ata ndjejnë mbi shpinë ftohtësinë e “shirave të dendura  metaforike “ ,të shpresës së venitur.

Është kjo arsyeja që “shpresat kanë ftohtë”.Ato, fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite “Vazhdojnë të dridhen”/veshur e mbytur në lotë”.Në shënimet  për librin me  poezi të Merita Thartorit(Kuçi), studjuesi Kadri Tarelli  u drejtohet lexuesve përmes  filozofisë së  Viktor Hygoit ,i cili ,midis të tgerave thekson :” Njeriun,që në shpirt e mendje ka diellin/nuk  e tremb asgjë në jetë ,as fati i keq”.Ndërsa poetja M.Thartori, përmes vargjeve:”O fat /nuk lyp mëshirë prej teje/aty do të më gjesh /buzë më buzë me diellin lulendjellës” ,ngrihet  kundër fatalizmit,që e kthen njeriun në lodër ,në  duartë e mistereve.Për të evidentuar vlerat reale të disa librave të shkrimtarëve  dhe publicistëve Bardhyl Xhama, , Murat Gecaj ,Viron Kona,Kristaq Turtulli…,autori  motivohet nga filozofia e Rusoit, i cili thekson se vlera e një libri varet , jo vetëm nga fakti se sa të emocionon, por edhe sesa ai të bën të mendosh.Janë këto dy dukuri kryesore ,që autori i sheh të realizura dhe të harmonizuara bukur në krijmtarinë e shumëlloshjme të këtyre autorëve .Një tjetër shkrim i bukur, me të cilin Kadri Tarelli çel librin e tij të fundit,është monografia “Motrat Qirjazi “,shkruar nga Dhimitër .Dishnica.Për të shpalosur para lexuesve kontributin, që kanë dhënë  ato për shkollën dhe Atdheun,autori  i këtij libri citon këto fjalë të mençura të Sami Frashërit :”Dashuria për Atdheun është topi ,që shkatërron kalatë më të forta…”.

Kuptimin më të plotë ,kjo sentencë e bukur filozofike e gjen tek veprimtaria dhe shembulli i rrallë i dy motrave Qirjazi për dashurinë e pakufishme që ato kanë ushqyer  për Atdheun,shkollën , gjuhën dhe kulturën shqiptare .Me këtë dashuri të rrallë motrat Sevasti dhe Parashqevi Qirjazi , u ushqyen edhe nga vëllai i tyre Gjerasimi , i cili ,në ato vite të vështira  për kombin dhe gjuhën  shqipe ,shkruante vargjet :” Do punoj për mëmëdhenë /gjithë jetën sa të rroj /do të zgjoj  edhe ata që flenë/kështu jetën ta mbaroj “.Në ato vite inkuizicioni ,kur gjuha dhe kombi ynë kërcënohej me shtrëngata gjaku , ato hapën  në Korçë “Shkollën e Vashave” .Ishte ky akt i rrallë i motrave Qirjazi , që e nxiti Naim Frashërin t’i drejtohet Parashqevisë ,me këto fjalë të ngrohta :”Motër , punë më të mirë dhe më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë …“.Prandaj ,për gjithçka që ato bënë për shkollën dhe Shqipërinë ,morën emrin e madh “ Motrat Heroina “.Njerëz të tillë të mëdhënj e ndërtojnë vëtë piedestalin ,ndërsa e ardhmja u ndërton statujën .Një vend të dukshëm në këtë libër zënë analizat dhë vlerësimet për librat me brendi historike , siç janë ato të Bajram Gashit dhe Xhaferr Sadikut ,të cilët hedhin dritë mbi historikun e shkollave të Durrësit dhe luftrave të zhvilluara në  trevat e Përmetit .Duke analizuar librin e Akademikut Gjovalin Shkurtaj, me titull “Urgjenca e gjuhës “studiuesi  K .Tarelli ,i bën jehonë” alarmit” për mbrojtjën  e gjuhës shqipe nga erozioni i huazimeve, që  sot po brejnë gjuhën tonë të bukur .Në këtë libër lexuesi do të gjejë dhe krijime të mirëfillta letrare të autorit , si esse , reportazhe , opinione    dhe intervista ,të cilët janë shkruar  bukur  dhe  me një stil të veçantë .Së fundi mund të themi ,se studiusi dhe publicisti Kadri Tarelli ,me  përmbledhjen”Kur lexoj  një libër”, jo vetëm na përçon mesazhe e dije shumëplanëshe ,por dhe bukurinë e një gjuhe, sa të thjeshtë ,aq dhe të gjallë ,sa të drejtpërdrejtë ,aq metaforike dhe emocionale. Shëndet  e ueime ,për libra më të miraë  në të atdhen,të urojmë nga  zemra,o i nderuari Kadri!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test