"Matja e Botës", Pegi nxjerr në treg librin e autorit Daniel Kehlman

Libra

"Matja e Botës", Pegi nxjerr në treg librin e autorit Daniel Kehlman

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:25
"Matja e Botës"

"Matja e Botës" është libri më i ri sjellë për lexuesit shqiptarë nga shtëpia botuese Pegi. Romani i Daniel Kehlman është një satirë për klasicizmin gjerman, ku ndërthuret komedia dhe aventura.

Një roman aventurash dhe satirik për klasicizmin gjerman është “Matja e Botës” që vjen në shqip nga shtëpia botuese Pegi.

Ngjarjet marrin jetë në vitin 1828 ku takohen dy prej mendjeve ndritura të Gjermanisë.

I ashtuquajturi princi i matematikës, Gausi ftohet në një kongres shkencëtarësh nga gjeografi i njohur Humbold, ndërsa autori Daniel Kehlman i zbret nga piedestali dy kolosët e shkencës duke i kthyer ata në personazhe zbavitësie të një komedie.

“Matja e Botës” përkthyer nga Sokol Mici, është roman bestseller në Gjermani, po edhe në vende të tjera në Evropë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat