Nesër lansohet platforma “TapRrapLibra”, për shkëmbimin e librave online

Libra

Nesër lansohet platforma “TapRrapLibra”, për shkëmbimin e librave online

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:38
Ilustrim

Nga nesër librat mund të shkëmbehen në mënyrë elektronike edhe në Kosovë, pasi që nesër do të lansohet një platformë mobile që mundëson shkëmbimin dhe ndarjen e librave.

Ky projekt është realizuar nga një grup i adoleshentëve, të cilët këtë projekt e kanë fituar nga UPSHIFT, program që fuqizon idetë reja të adoleshenteve në mënyrë që t’u shërbejnë komunitetit.

Kjo platformë e titulluar “TapRrapLibra”, është zhvilluar nga Festim Bajrami, student në Kolegjin Riinvest, ndërsa mundëson gjetjen më të lehtë të librave interesant. Kjo platformë hapësirën e virtual librarive do të ndihmojë komunitetin lokal për të shkëmbyer librat dhe kategoritë e ndryshme si materialet shkollore, librat e përdorura dhe të rinj, si dhe botime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat