Lexuesit e së ardhmes, Festivali i Parë i Letërsisë për fëmijë dhe të rinj

Libra

Lexuesit e së ardhmes, Festivali i Parë i Letërsisë për fëmijë dhe të rinj

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Ka kaq shumë pyetje që kërkojnë përgjigje sot në Shqipëri për leximin dhe librin për fëmijë e të rinj. Botuesit shqiptarë oraganizojnë Festivalin e Parë të Letërsisë kushtuar këtyre grupmoshave ose lexuesve të së adhmes. Çfarë duan fëmijët dhe çfarë u japin të rriturit?

Është leximi diçka e përfillshme për fëmijët? I afrohen ata librit me vullnet personal apo thjesht për të përmbushur një detyrë shkollore? Janë disa nga shumë pyetjet që të nxit ky festival i parë i letërsisë për fëmijë dhe të rinj, gjatë këtyre tri ditëve në Muzeun Historik Kombëtar.

Vajza: Kam shumë dëshirë librat që flasin për natyrën.

Gazetarja: Është zgjedhja jote apo jua ka orientuar në klasë mësuesi?

Vajza: Jo është zgjedhja ime, më pëlqen mua dhe dua ta blej.

Gazetarja: Sa orë lexon në ditë? Lexon rregullisht?

Vajza: Një orë e gjysmë mund të lexoj një libër.

Gazetarja: Cfarë ndjen ti kur lexon një libër të bukur? Cfarë përjetimi ke?

Vajza: Se di, më duket sikur jam brenda librit, sikur jam aty brenda në personazh.

Shoqata e botuesve ka ftuar të gjithë ata që kontribuojnë sot për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve. Përkthyesit, shkrimtarët, studiuesit do duhet t’i riformulojnë para këtyre grupmoshave çështjet tradicionale për leximin dhe shijet e të lexuarit.

Atalanta Pasko: Trishtohem shumë kur vijnë dhe botohen libra të huaj pa emër autori. Thjesht botuar nga ky me disa figura të bukura. Kjo është një gjë që më bezdis.

Edmond Tupe: Libri është një objekt, një send që duhet adhuruar. Që unë e adhuroja, prandaj i vendosim në bibliotekë drejt. Ka dhe ekstrem tjetër. Njerëzit që blejnë libra për ti vendosur në bibliotekë, për të treguar sa libra të bukur që kam, sa oxhak të bukura sipër dhe nuk ka lexuar asnjë libër.

Edhe libri shqip nga Maqedonia, aty ku shqipja më në fund është gjuhë zyrtare, vjen në këtë festival me përvojën e tij të mjerueshme.

Dashmir Ademi: Në Maqedoni na mungon një strategji e përgjithshme për librin shkollor, për librin për fëmijë, për librin për të rritur. Këtu në këtë problem, sytë i kemi patur gjithmonë nga Shqipëria por edhe shpresoj që vendimet e zotit Petrit, vendimet e Lidhjes së Botuesve Shqiptarë. Shpresoj që të kemi një rrugëdalje nga ky që ne i themi 'qorrsokak' në të cilin gjendet libri shqip në Maqedoni.

Organizatorët e kanë menduar si një festival multikulturor me një panair libri, me autorë vendas dhe të ftuar nga Italia, me atelierë dhe ekspozita, me laboratorë krijues për leximin për zhanre të veçanta si fantashkenca.

Gazetarja: Është për ty media një burim informacioni për të zgjedhur librin apo shkolla?

Djali: Media është disi sepse luan rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë, por edhe shkolla se ka program, dmth libra që je i detyruar ti lexosh.

Rezultatet e këtij festivali të parë mendohet t’i shërbejnë krijimit të një strategjie për leximin në Shqipëri që do duhet të përfshijë gjithë sistemin, shkolla- botues- lexues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat