U promovua romani problematik “Psycho”, i Ilir Muharremit

Libra

U promovua romani problematik “Psycho”, i Ilir Muharremit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 19:39
Kopertina e librit

Sot, në hapësirat e  Kolegjit Fama në Prizren u promovua romani priko-triler “Psycho” i autorit Ilir Muharremi. Për veprën foli profesori Eqerem Zenelaj i cili e vlerësoj lartë veprën e Muharremit duke i këshilluar studentët të lexojnë më shumë. Ndërsa, Mensur Bytyqi drejtor i librarisë “Pena” në Prizren foli fjalë miradije për romanin: “Ky roman është shkruar me mbi vetëdije, është shumë psikologjik dhe rrëfen për një realitet të pa trajtuar në Kosovë dhe më gjerë”. Ndërsa, vet Muharremi tha: “Jam i lumtur për këtë vepër e cila çdo ditë po gjen lexuesin e vet, shpresoj të promovohet edhe në gjeografit ndërkombëtare.”

Ky roman rrëfen për erotiken, kanibalizmin, dëshpërimin, psikopatinë, çmendurinë, vrasjet, dhunën.... Nga kritikët letrar romani është prit mirë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat