Mevlyde Mezini Saraçi- poete, shkrimtare, aktiviste e palodhshëm në përcjelljen dhe pjesëmarrjen në aktiviteteve letrare në Kosovë, regjion dhe me larg. Kjo grua e vyeshme është autore e njëzet libra të botuara - dedikua lexuesve shqiptarë. Këto ditë doli edhe me një libër me të ri e cila mbanë titullin “Oazat e Shpirtit”. Iliriana Sulkuqi, redaktore duke folur për këtë libër dhe autoren e saj në me tjerash tha:” Nuk kam asnjë shtëpi, as në vendin tim, as këtu, në Amerikën e madhe, por kam njëherësh, aq shumë, sa nuk më mjafton jeta t’u flihet në vatër, qoftë edhe nga një natë secilës. Shtëpitë e mia në Kosovë kanë emra të përveçëm, ku, në vatrat e tyre fjeta pagjumësinë. Shtëpitë e mia në Kosovë janë çdo prag që kam shkelur në Prishtinë, në Gjakovë, në Prizren, në Kastriot, në Ferizaj, në Gjilan, çdo klasë ku jam ulur në bankën e një nxënëseje, apo nxënësi që mungonte. Shtëpitë e mia në Kosovë, janë te nata e thinjur, para ambasadës Amerikane, me nënat e ardhura në këmbë nga të gjitha arteriet e Kosovës, për të ulëritur me fuqinë madhore, më shumë se Perëndia e stuhive: “Duam fëmijët tanë.” Shtëpitë e mia në Kosovë, janë vatrat e pagjuma pranë mikeve dhe miqve poetë, shkrimtarë, artistë, të çdo kafene, apo Grand hoteli, ku grumbulloheshim, si bletët te nektari i fjalës për kryefjalën –Liri.
Librin historik: Faleminderit Amerikë!
Shtëpitë e mia në Kosovë – një mikrofon në radio Prishtina, një dasmë pa dhëndër në Gjakovë, menjëherë pas lufte, kur “dasmën “ e vigjilonte për ta mbrojtur një tank me ushtarë italianë, të NATO-së. Dhe Prishtina, Kosova, u zbardh nga një dëborë e ngirë. Në fakt ngriu një shekull që kish ngrirë, por jo një bardhësi me emrin– Liri. Shtëpitë e mia në Kosovë, kanë emra të përveçëm, ku, në vatrat e tyre fjeta pagjumësinë. Kjo poete e cila përjetoi shume skena që përjetuan ka shkrua, shkruan, jeton dhe me majën e lapsit për dhimbjet e historisë dhe të Lirisë.
Fjala që peshon më shumë se dhimbja
Librit me i ri me titullin “Oazat e shpirtit’ të Saraçit të kësaj gruaje, sa fisnike aq edhe hyjnore, na tha redaktorja e librit Iliriana kam pasur fatin ta njoh në ditët më të vështira, ku njohjet bëhen më të vërteta, më të prekshme, më të ndjeshme. E kam njohur në ditët kur dy epoka ishin ende përballë njëra-tjetrës: Lufta dhe Liria.
Të marrësh përsipër, të përshkruash një portret me përmasa, gati madhështore për nga kohështrirja dhe përgjatë me ngjarjet e ngjeshura brenda saj, është tejet vështirë, gati e pamundur, sepse, brenda “kornizës” së një portreti, duhet të kesh thënë sa për një apo më shumë romane. Kjo grua stoike, si shumë e shumë gra të tjera të Kosovës, jetoi dhe jeton, ka shkruar dhe shkruan shume vepra letrare, ka udhëtuar dhe udhëton së bashku me historinë e kombit të saj të përgjakur dhe sot me frymëmarrje Lirie. Është gruaja që i ka dërguar arkivolet në Drenicë, për Komandantin legjendar Adem Jashari, familjarët Jashari dhe të gjithë të rënët në Betejën e Prekazit. Mjaft të përmend pak fjalë nga jetëshkrimi i saj, do të mund të kuptoni se cila është kjo grua, kjo nënë, kjo gjyshe, kjo femër, kjo aktiviste e pa pritshme e cila me hapin gjigand që tremb edhe vetë kohën që mban mbi shpatulla.
Vëllimin poetik: me titullin “Oazat e shpirtit” e pata për fat ta kisha nëpër duar këto ditë- tha Iliriana, ndërkohë që është në proces botimi. Nuk marr përsipër të bëj analizë të hollësishme për poezinë e kësaj poete, sepse poezia e saj e ka konfirmuar veten ndër vite, thjesht po provoj të njehsoj poezinë me autorin, për të vërtetuar atë që është thelbi i krijimtarisë: të shkruash me vërtetësi artin tënd.
Krojet i thau ajo thatësirë e murrme
E reshjet e lotëve më vërshuan në shpirt.
As diell i parë as vapë kaq e mbërthyer
Nuk dogji trojet e shtatit tim.
Lozën e të parëve me dhunë ma shpërndanë.
Autorja e librit Saraçi përmes figurave në botën reale ka hy historisë së një kombi
Duke udhëtuar në jetë-krijimtarinë e Mevlydes, asnjë nga figurat e ngjeshura artistike, nuk kanë nevojë për përkthim nga shqipja në shqip. Ti ke hyrë tani, përmes figurave në botën reale të historisë së një kombi. Dhe është fat i madh për një komb, të ketë poetë, shkrimtarë që e gdhendin historinë në shkronjave.
Palcë e djegur stuhive
Kërkon të përbotshmen
Në sy zhbiron qiellin
Në jetë pritjen
As e gjallë as e vdekur
Shtizë që shigjeton
Dashurinë e pa lindur
Agimet e mëngjeseve
Të njohësh nga afër me autoren e librit, nuk do ta besosh, se kjo grua që rrezaton që nga zëri i kadifetë, deri te ecja , deri te përkushtimi për të pritur, për të “shëtitur” për dore nëpër të gjitha vend përzhitjes-gjurmë të plagëve ende të pambyllura , të shkruaj me kaq forcë drithëruese këtë poezi.. Kështu është ajo. Shpërthimin e ka te fjala e shkruar, jo te e bërtitura më zë të lartë. Edhe kur ishte deputete, nuk i ka rënë me grusht foltores, edhe pse Drejtuese në drejtorinë e arsimit, kulturës dhe sporteve, nuk i ka rënë me grusht tryezës, për t’iu dëgjuar fjala. Fjala dëgjohet, kur mendimi yt është i drejtë dhe përçohet me kulturë, për t’u besuar. Të “bërtasësh e të gjuash me gjithçka që ke në dorë, nuk do të thotë se ke të drejtë. Pikërisht kështu Fjala jote nuk dëgjohet, e jo më të zbatohet.
Por si krijuese, aty ndryshon gjithçka.
Sepse je “ulërima” e dhimbjes së popullit tënd, je fryma e tij, je historia e tij. Duke lexuar e duke gulçuar, herë pas here, te “Oazat e shpirtit”, ti kupton dhe bindesh se të gjitha dashuritë, të vogla apo të mëdha, pohohen si ndjenjë vuajtjeje, duke gjetur një realizim artistik, ku dhimbjet vishen me petkun e shpresës, për të zbutur të kaluarën.
Ag-u i syrit tim
Në shtratin e kujtesës
Lind shpresat e jetës
Derisa rizgjodhën fluturat.
Një rreze i buzëqesh
Livadheve të shpirtit
Dielli përzë thinjat e natës
Dita dehet nga malli
Figurat artistike, më së shumti janë metaforat, krahasimet, alegoritë, të cilat të përdoruara me karar dhe në vendin e duhur të japin gjatë leximit apo lëçitjes recitative një ngarkesë emocionale, ngarkesën e vetë dhimbjes, e vetë peshës së ngjarjeve të jetuara, e vetë shpresës. Me shumë elementë kreativë, të përftuara edhe nga eksperienca e saj si krijuese prej dekadash, por edhe të frymëzuara nga ngjarje të jetuara, Mevlyde Mezini Saraçi - autore e njëzet librave, jo vetëm ka pasuruar letërsinë shqipe, por njëherësh ka shkruar edhe historinë e popullit të saj në Artin e të shkruarit. Personazhi i këtij portreti, nuk ka limit në lëvizjet e saj në kohë dhe hapësirë, nuk ka orë gjumi, nuk ka orë vetmie dhe pikëpyetjesh sesi do ta kalojë rutinën e ditëve, Jo, kjo grua pa limit, është vetëm në lëvizje, atje ku kujtohet një ngjarje, ku lind një fëmijë i së ardhmes, aty ku qahen plagët e pambyllura, aty ku manifestohet tradicionalisht, me dekada, mitingu poetik i Gjakovë, aty, atje , andej nga vendi amë, e përkundej, ku ende Liria është gjysmë pa u mbushur me Oksigjenin e duhur për mushkëritë e një Kombi vital me emrin Kosovë.