Libër i ri për Skënderbeun

Libra

Libër i ri për Skënderbeun

Nga: Gjon Keka Më: 10 prill 2018 Në ora: 22:28
Kopertina e librit

Jemi në vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit dhe ky duhet të shihet parasëgjithash si një vit i bekuar për kombin,sepse nderon figurën kryesore të tij, figurën që është renditur ndër personalitet mbikohore të Europës dhe botës në përgjithësi që la gjurmë të pashlyera në historinë e përgjithshme të Europës.

Libri i ri i imi “Patriotizmi i Gjergj Kastriotit- porositë dhe këshillat e tij”,vjen si rezultat i punës së vazhdueshme hulumtuese mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit heroit të përbashkët të Europës,sepse e mbrojti civilizimin e saj.

Dhe gjatë tërë punës sime shoh se kjo figurë në vetvete ka shumë për të thënë jo vetëm tani në këtë shekull, por i bindur se edhe në shekujt në vijim ,ai do të mbetet figura më e trajtuar në historinë e njerëzimit.

Ashtu si punën e librave tjerë të mëparshëm edhe punën e këtij libri ia ofrojë vlerësimit dhe gjykimit të lexuesit dhe studiuesve të kësaj fushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat