Monografia e promovuar kushtuar të riut “Albion Kumnova- martir i kombit”

Libra

Monografia e promovuar kushtuar të riut “Albion Kumnova- martir i kombit”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:40
Kopertina e librit

Në pranin e dashamireve të librit u promovua  monografia  e shkrimtares Nysrete Kumnova me titullin “Albion M. Kumanova – martire e kombit”. Për librit e botuar dhe të promovuar dhe veprimtarin  letrare të  autores foli Mevlyde Mezini Sara?i e cila në mes tjerash tha:”Lufta e fundit në Kosovë la pasoja të rënda në qenien tonë individuale dhe kolektive edhe pse përfundimi i saj i buzëqeshi vendit tonë. Ndaj në këtë katrahurë askush prej nesh nuk e dinte se si do të përfundojë dhe kush do ta gëzojë lirinë.

Ne të bindur se jetojmë në trojet tona dhe nuk ka forcë që të na ndalë apo të na pushtojë i qëndruam besnik atdheut. Gjakova një qytet homogjen dhe gati i pastër etnikisht me shqiptarë, me një përqindje shumë të vogël madje krejt simbolike me serbë e malazezë, mbase për mirësjellje dhe humanizëm përherë ishte në shërbim të gjithë qytetarëve të saj. Kështu ishim të edukuar dhe asnjëherë ne nuk ua bëmë asnjë të keqe minoriteteve pavarësisht se nga vinin. Në këtë mënyrë u ndodh edhe autorja e kësaj monografie e cila pas përpjekjeve të saj- tha në vazhdim të fjale së saj Mevlyde Mezini të pareshtura për ta kuptuar fatin e të birit, të cilin ia rrëmbyen kriminelët serbë në shtëpinë e saj, edhe pse një kohë relativisht të gjatë shpresonte se i biri do ti kthehej i gjallë dhe shëndosh e mirë në shtëpinë e saj si shumë të tjerë që shpëtuan dhe u gjetën nëpër burgjet serbe, më në fund u bind se fati i të birit dhe fati i saj ishte i njëjtë me shumë familje gjakovare që kurrë më nuk iu kthyen më të dashurit.

Autorja e kësaj monografie ka shkruar e botuar bashkë me shumë nëna, disa botime rreth fatit të personave të zhdukur. Monografinë voluminoze prej njëmijë faqesh tekste dhe dokumente relevante. Për opinionin e gjerë është e njohur si grua e fortë, si nënë qëndresë e cila nuk diti ti thotë asnjëherë vetes ndal. Ajo edhe sot e kësaj ditë lufton pa pushim për të hulumtuar për zbardhjen e fatit të më se njëmijtë e gjashtëqind personave të zhdukur nga mbarë Kosova, në mesin e tyre edhe për fatin e birit - Albionit. Nesrete Kumnova rreth tetëmbëdhjetë vite udhëheq shoqatën e familjarëve të personave të zhdukur nga lufta, me emërtimin “Thirrjet e Nënave”, shoqatave- kjo ndër më aktivet, të kësaj kategorie  në vendin tonë. Disa vite ka qenë edhe kryetare e komisionit për persona të rrëmbyer dhe të zhdukur në Qeverinë e Kosovës.  Në këtë mënyrë secili prej tyre janë përpjekur për gjithë këto vite ta kursejnë njëri tjetrin duke e fshehur trishtimin në brendinë e shpirtit, duke u munduar të mos i dorëzohen dhembjes.

Monografinë voluminoze prej njëmijë faqesh tekste dhe dokumente relevante.

Kujtoj se ky është rasti i parë mbase edhe i vetëm kur një nënë e rrethuar nga bashkëshorti, tri vajzat, familjarët tjerë dhe shoqëria e Albionit do ta zbërthejnë dhembjen përmes rrëfimeve dhe kujtimeve. Meqenëse për gjithë këto vite ka qenë udhëtare bashkë me nënat dhe familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës, por edhe si redaktore e Monografisë Mevlyde Mezini Sara?i ka dhënë kontributin saj në shkrimin kësaj monogarfia me titull “E vërteta për krimet serbe” të tri bashkautorëve, Nesrete Kumnova, Ferdeze Efendija dhe Suphije Tafarshiku.  Mirëpo asnjë krijuese që është edhe nënë, nuk mund të kundërshtonte një besim të tillë nga autorja, Nesrete Kumnova dhe familja e saj dhe me përgjegjësi të madhe kam punua në përmbylljen e kësaj mobograf detyrë sa të dhembshme aq edhe fisnike. Monografia me titull “Albion M. Kumnova, Martir i kombit” përmban katër kapituj. Në hyrje të kësaj monografia – tha Sara?i paraqitet biografia e Albionit, ndërsa kapitulli i parë përmbledh rrëfimet e prindërve të Albionit, motrave dhe mbesave. Në kapitullin e dytë është radhitur përkushtimi i mësueses së parë të Albionit dhe të tjerave.                           

“Mbi dhimbjet e shpirtit u ringjall fjala”

Në kapitullin e tretë paraqitet albumi i fotografive të Albionit dhe të familjes Kumnova, në ditët e lumtura, Në kapitullin e katërt dhe të fundit paraqiten pjesë nga albumi me fotografi të aktiviteteve të cilat i ka zhvilluar pareshtur, nëna e Albionit,  autorja e kësaj monografie,  Nesrete Kumnova, bashkë me familjarë të personave të zhdukur nga Gjakova dhe mbarë Kosova.  Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë gjithë përjetimet e familjarëve përgjatë gjithë këtyre viteve të pritjes dhe zhgënjimit, viteve të shpresave, të cilat nuk sollën asnjë rezultat, përkundër faktit se shumicën e trupave të personave të zhdukur, i kanë kthyer nëpër qese najloni, me eshtra të gjetur nëpër varreza masive në Serbi dhe të identifikuar përmes ADN. Mendoj se ua kam borxh familjarëve t’ua them se  vërtet ideja dhe realizimi i botimit të kësaj monografie është një vepër e madhe letrare, historike, e mbushur me dhembje e trishtim, por që në brendi ka edhe ditë e ngjarje të bukura, përjetime të paharrueshme të cilat i kanë pasur si familje e shëndoshë, me prindër të mirë, edukatorë të mirë, me dashuri të madhe dhe solidaritet të ndërsjellë madje me bukën dhe strehën e ofruar gjithë atyre njerëzve që janë strehuar tek ata për pak orë ose disa ditë në rrethanat më të vështira për kombin. Luftërat gjithmonë sjellin tragjedi individuale dhe kolektive por kur përfundojnë me liri, atëherë sakrifica sublime shndërrohet në krenari të përjetshme, siç është rasti edhe me protagonistin e kësaj monografie Albion Kumnova - kurrë më nuk u kthye në vatrën e tij. Përkushtimet dhe fotografive në këtë monografi në një mënyrë po e ringjall të birin, Albionin duke i përmbledhë gjurmët dhe kujtimet nga jeta e tij e shkurtër, nga jeta e një djaloshi që kishte ëndrra dhe dëshira, të cilat kriminelët serbë ia këputën në lulen e rinisë. Prandaj botimi i kësaj vepre është mbrojtje  me njerëzore në mënyrë shkrimore për të mos u zbehur kurrë kujtimet e bukura, as ato të trishtueshme por edhe për të mos e harruar kurrë luftën e tmerrshme që ndodhi në Gjakovë dhe në gjithë Kosovën, gjatë viteve 1998/1999.

Për ballinë tek Monografia me titull “Albion M. Kumnova, martir i kombit”, autorja e ka përzgjedhur një fotografi e Albionit, nga ditët e tij të lumtura, ndërkaq që në atë të fundit, një fotografi që flet më shumë se fjala, varri i cili e pret trupin e Albionit përderisa të dy prindërit e tij, Muharremi e Nesretja, ia freskojnë mbishkrimin që po e dëmton koha.

Dhe çka mund të them më tepër, kur një autore si Nesrete Kumnova, një grua shqiptare, një nënë heroinë e cila digjet si qiriu për fatin e të birit, nëntëmbëdhjetë vite nuk ndalet, por beson dhe shpreson se do ta zbardhë fatin e tij, sot forcohet edhe më shumë, para një të vërtete të hidhur, duke e shpalosur brendinë e shpirtit të saj dhe të familjes.                                    

Monografia me titull “Albion Kumnova- martir i kombit”,  do të mbetet  dëshmi e kohës të një lapidar historie, me rastin e nëntëmbëdhjetë vjetorit  të rrëmbimit të Albionit, pikërisht sot më 31 mars 2018 dhe do ta ketë vendin në dhomën e Albionit nga ku do të flasin gjurmët e kujtimet. Të shpresojmë se nuk do të ndalen përpjekjet për ti gjetur eshtrat e Albionit, në mënyrë që varri i tij të stoliset me lule të freskëta, të cilat do të ujitet me lotët e nënës dhe të familjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat