Promovohet romani “Psycho” në librarinë e Çarshisë në Shkup

Libra

Promovohet romani “Psycho” në librarinë e Çarshisë në Shkup

Më: 20 prill 2018 Në ora: 08:05
Foto nga promovimi

Dje në ambientet e librarisë së Çarshisë në Shkup, u promovuar romani tashmë i njohur për publikun “Psycho ” i Ilir Muharremit. Para të pranishmëve foli studiuesi i letërsisë Faruk Buzhala i cili e lavdëroi punën e Muharremit. Ai romanin “Psycho” e krahasoi me veprat e Oscar Wilde, Dorian Grejin, Dostojevskin, dhe filmat e Hiqkokut.

“Është Oscar Ëilde me Dorian Grejin, është Dostojevski me Raskolnikovin, është Suskindi që krijoi Grenujinin etj. etj. Poashtu janë edhe regjisorët ata që u morën me këtë tematikë, e ndër ta më i famshmi ishte dhe është Hiçkoku me filmin e tij të njohur Psicho, Martin Scorcese me filmin e tij Taksisti ku rolin kryesor e luan Robert de Niro, etj. Pra, karakteri me të cilin merret Ilir Muharremi në këtë roman është subjekt.... edhe i shumë artistëve të tjerë që janë munduar ta paraqesin sa më mirë  këtë zonë të errët të psikikës së njerëzve që njihen si vrasës serik apo Psicho!”, tha Buzhala duke shtuar se vet personazhi ne roman nuk ka emër, ose emri i tij mund të jetë Psycho. “Po të analizohet më mirë qasja që i bën autori personazhit të tij, mund të shohim dhe kuptojmë botëkuptimet e tij për shumë tema dhe çështje të rëndësishme sociale dhe jetësore! Pezmi i tij shpërfaqet në dimensione konkrete që kanë të bëjnë me tema të caktuara siç janë: vetmia, morali,degjenerimi, seksi, krimi, dhe marëdhënje të tjera të ndërlikuara personale dhe shoqërore! I tërë subjekti që shtjellohet në këtë roman është një monolog që rrëfehet në vetën e parë dhe le të kuptohet se personazhi pa emër, tërë kohën është nën ndikim të alkoholit!” përfundon ai.

 Ndërsa, Ilir Muharremi, tha se “Unë asgjë nuk kam të bëjë me personazhin kryesor të romanit, është një personazh i trilluar i cili rrëfen monologje nga jeta reale e përditshme”. Sipas tij, vet titulli është ai që shpalosh brendësinë e romanit. Ngjarja në roman rrëfen për një kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur.  Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Pjesa e dytë e promovimit ishte me debat me crast u diskutua titulli provokativ, dhuna në roman, portreti i femrës, të drejtat e saja  si dhe shpërndarja e tij edhe në tregun ndërkombëtar.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat