Shpalosen tmerret që përjetuan familjet shqiptare në luftën e fundit ...

Libra

Shpalosen tmerret që përjetuan familjet shqiptare në luftën e fundit ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:25
Kopertina e librit

Mevlyde Mezini Sara?i gjatë jetës së saj si aktiviste e çështjes kombëtare, ish e burgosur politike, poete, shkrimtare dhe kritike letrare e cila ka botuar rreth njëzet vepra të zhanreve të ndryshme, si një punëtore e palodhur, tani së fundi ka dalë edhe me një vepër tjetër, me një përmbledhje kritikash, vështrimesh, kumtesash e shkrime të tjera. Përveç letërsisë është dallua me aktivitetet e saja politike e humanitar që nga vitin 1989.  Ishte kryetare e Këshillit Komunal për ndihma emergjente në komunën e Gjakovës, për të strehuarit e të dëbuarve nga zonat e luftës dhe furnizimin e Ushtrisë. Ka qene deputet e Kuvendit të Kosovës. Për shkak të aktivitetit të saj politik e humanitar është burgosur nga policia serbe- ku dënimin e ka vuajtur në burgun hetues të Lipjanit. Është gruaja që i ka dërguar arkivolet në Drenicë, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe të familjes  në Betejën e Prekazit. Para se të burgosej ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Kjo grua e vyeshme ka punua si  Drejtoreshë e Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në kuvendin e komunës së Gjakovës. Është anëtare e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, ambasadore e Paqes Universale në botë, qytetare nderi në qytetin e Lushnjës,  kryetare e Qendrës Kombëtare të poetëve, shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”, anëtare e kryesisë së Bashkimit të Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë. Kjo grua e vyeshme këto ditë e nxori nga shtypi dhe e promovoi  libri me titull “Këndi shkrimor”. Lidhur me këtë libër dhe autoren e saj - redaktori  Muhamet Rugova në mes tjerash tha se:”Autorja e librit Mevlyde Mezini Saraçi si  poete, si shkrimtare dhe si kritike letrare të vepra të saja, së fundi ka dalë edhe me një vepër tjetër, me një përmbledhje kritikash, vështrimesh, kumtesash e shkrime të tjera të cilat i përmbledh libri me titullin “Këndi shkrimor”.                                                                                       

Vështrime që njëra pas tjetrës shpalosen nuanca të ndryshme  të tragjedive që ka përjetuar populli shqiptar

Autorja Saraçi këto shkrime të cilat i ka realizuar në këtë përmbledhje, të shkruara në kohë të ndryshme, vendosi më në fund që t’i botonte në këtë libër. Në këtë përmbledhje autorja Saraçi arrin t’i përmbledhë dhe ti botojë rreth tridhjetë punime të ndryshme të shkruara nga vet autorja dhe vështrime e vlerësime të veprave të autorëve të ndryshëm, të shkruara në prozë e në poezi me tematikë për vuajtjet dhe peripecitë që ka përjetuar populli shqiptar nga gjenocidi i paparë i pushtuesve serbë mbi popullin shqiptarë, sidomos gjatë vitit famëkeq 1999.                                                                                              

Duke i lexuar këto vështrime në librin e saj- tha redaktori i librit Muhamet Rugova njëra pas tjetrës shpalosen në nuanca të ndryshme tërë ato tragjedi që ka përjetuar populli shqiptar gjatë asaj periudhe shumë të rëndë. Këtë libër autorja e fillon me një tablo ku shpalosen dhe përshkruhen tmerret që përjetonin familjet shqiptare,  ku vriten me dhjetëra shqiptarë duke përfshirë edhe fëmijët e moshës dy vjeçar, pleq të moshuar e pastaj shtëpitë bashkë me kufomat i dogjën dhe i bëjnë shkrumb e hi. Ky tmerr është përsëritur edhe në disa shtëpi dhe familje  gjakovare dhe autorja i shënon emrat dhe moshat e secilit prej atyre viktimave të mjera që e kishin pësuar vetëm për faktin se ishin shqiptarë. Me këtë punim të shkruar autorja përpiqet ta ngrit një lapidarë shkrimor për të gjithë ato viktima të pafajshme. Mandej autorja Saraçi e përshkruan edhe portretin shumë prekës për dëshmoren e kombit, poeteshën e re Yllka Domin që ishte radhitur në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës, për të dhënë  kontributin si luftëtare e lirisë, për t’i dalë zotë atdheut dhe popullit në luftë kundër pushtuesve barbar serb.                                                                             

Ne këtë vepër autorja ka dëshmuar pjekurinë dhe angazhimin në përcjelljen e krijimtarisë letrare që e ka shkruar

Edhe ajo ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë dhe u shndërrua në një meteor drite. Yllka iu bashkua shumë  dëshmorëve të kombit që u sakrifikuan për atdheun e tyre të shtrenjtë. Një temë mjaftë delikate në këtë libër autorja e trajton  krimi  serb  për të cilat Saraçi në dy punimet e saja autorëve tjerë  jep një vlerësim shumë të lartë për tematikën e trajtuar në këto  vepra të shkruara me një nivel të lakmueshëm artistik. Në këtë libër defilojnë shumë emra të autorëve dhe veprave të tyre për të cilat autorja Saraçi ka shkruar dhe ka folur me rastin e promovimeve të këtyre, herë si redaktore e herë duke i lexuar kumtesat e saja para auditorit të shumtë që i kanë përcjellë këto manifestime. Në të shumtën e këtyre veprave të autorëve të ndryshëm flitet dhe shkruhet me dhembje të madhe për përjetimet e hidhura që ka përjetuar populli ynë nga barbaria serbe, por edhe me një krenari për rezistencën heroike që ka dëshmuar populli ynë, qoftë duke punuar ilegalisht dhe burgosjet e gjata që kanë përjetuar, qoftë edhe me pushkë në dorë për t’i dalë zot atdheut dhe popullit të tyre për të realizuar ëndrrën e shumë brezave për t’ia sjell lirinë këtij populli të shumëvuajtur. Në këtë libër defilojnë emra të shumë të autorëve që me veprat e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë tonë të cilën mund ta quajmë “Letërsia e dhembjes” si; Naxhije Doçi, Ajet Shala, Valmira Saraçi, Flora Peci Hana Hoxha, Majlinda Nana - Rama, Elmira Haliti, Ali Prebreza, Lan Çyqalla, Remzije Zekolli, Klodiana Kadillari, Afërdita Strellci, Fadil Curri, Fatmir Halimi, Nysrete Kumnova e të tjera.

Në pamundësi për të shkruam me shume dhe për të folur më gjatë për tematikën dhe vlerën artistike të këtyre veprave në këtë rast mbasi që vetë autorja ka shkruar për to, mund të mjaftohemi vetëm me përmendjen e emrave të autorëve të këtyre veprave të cilat defilojnë në këtë libër. Por në këtë përmbledhje na paraqiten edhe tetë punime, kumtesa apo si redaktore të autores Mevlyde Mezini Saraçi që me një mjeshtri artistike jep vlerësime shumë të larta për autorët të cilët i përmendëm më lartë apo edhe për fenomene të ndryshme të cilat po e përcjellin popullin tonë gjatë kësaj periudhe si; “Pavarësia e Kosovës” dhe “Demokracia” ku flet për demokracinë e brishtë që po kalon populli ynë. Në njërën prej kumtesave të saja flet edhe për tribunin e rezistencës sonë kombëtare. Këtë libër autorja e përfundon me një biografi të saj si dhe titujt e shumtë të veprave të cilat i ka botuar. Me këtë vepër autorja Saraçi ka dëshmuar për pjekurinë dhe angazhimin e pandërprerë në përcjelljen e krijimtarisë letrare që është shkruar dhe po vazhdon të shkruhet ndër ne duke i bërë të njohura edhe për ata lexues që nuk kanë pasur rastin t’i kenë në duar ato vepra dhe për të mësuar për tematikën që trajtojnë ato dhe vlerat e tyre letrar artistike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat