“Psycho” roman që thumbon epshet

Libra

“Psycho” roman që thumbon epshet

Nga: Ilir Muharremi Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:49
Kopertina e librit

Romani “Psycho” i Ilir Muharremit tash po vlerësohet si një kryevepër në të cilën shtrihen mendime filozofike për njohjen e vetvetes, madje autori tejkalon edhe Frojdin. Aty ka shumë dashuri ka kryqëzim, vetëgjymtim, epsh, shumë epsh. Kur e lexon fillon të qash, derisa protagonisti kënaqet me dhunë dhe seks. Gjithandej epsh. Ky libër ka pushtuar lexuesin shqiptar në të cilën rrëfehet gjendja e rëndë e shoqërisë dhe ne vazhdimësi kjo gjendje rrëfehet me një stil të rrallë. Herë na vjen nga narratori e herë nga personazhi i femrës. Përmes narratorit përcjellët liria shprehjes, thyen tabutë dhe personazhi gjithmonë duket kinse dashnor i vërtetë i cili me imagjinatën e tij e kënaq femrën në roman. Mirëpo, të dytë e gjejnë njëri-tjetrin, sëbashku i kalojnë vështirësitë, ndrydhjet, sfidat, paragjykimet, cinizmin dhe vetëvrasjen. Në vend që të vetëvriten ata lidhen njëri me tjetrin.

Kësaj here për të mos i mbetur borxh aspak lexuesve ju sjellim ekskluzivisht disa fragmente:

Çdo ditë edhe sot i vështroj i habitur teksa i shoh të vdesin para meje të dëshpëruar nga humbja e jetës së tyre. Këta edhe sot nuk mund t’i kuptoj. Kur filloja ta merrja jetën seriozisht, shpesh më shfaqej vetëm sipërfaqësisht kjo ndjenjë, vazhdoja të lozja aq sa kisha hapësirë. Kurrë ndodhesha me plot shoqëri shtiresha si i saktë, i mençur, i qytetëruar, rrallë herë moralist. I sinqertë isha kur boksoja, thyeja rregullat e lojës, dhe tallesha me rivalin tim.
Kur jam aq afër një femre më mungon guximi të shprehëm për gjithçka. Vëreni se si më është tharë goja, ose ma jep dorën, dëgjoje ritmin e zemrës sa u shpejtua zonjë. Ju ndoshta ndjeni siguri sepse kujtoni se jam homoseksual, por jo, nganjëherë më pëlqejnë edhe meshkujt, por edhe femrat. Meshkujt më shumë nga dukja dhe veshja, kurse femrat për seks zonjë. Mos e ktheni kokën, vërej një buzëqeshje të lehtë, e shoh që ju vjen mirë zonjë kjo çfarë thash. Po tamam kështu. Duhet ta sundojmë njëri-tjetrin, së paku të përpiqemi të shikohemi pa ndërprerë në sy, të mos e heqim për asnjë moment shikimin zonjë. Duhet t’i përshtatemi reflekseve, ja sa mirë reagoj, sapo lëviza me këmbë, pa dashje preka gjurin tënd zonjë.
Shkuam menjëherë te dhoma e fjetjes. U shtriva në shtrat dhe e ndjeva kur u ul. I mbylla sytë dhe në atë çast po zbathte  çorapet, xhinset, bluzën dhe të brendshmet. Ashtu siç isha edhe unë i shtrirë fillova të zhvishem. U puthëm. Ndaloji dhe më tha: “Sa kohë ke pa bërë dashuri me ndonjë femër?”.  Pesë ditë. “Pesë ditë?”. Po.  “Nuk e paske hak të çmendesh pas mishit tim”, tha ajo për të vazhduar. “E di që të kam ëndërruar mbrëmë? Po hapja këmbët dhe vrima ime nuk ishte e virgjër, ishte si një gropë e madhe e mbushur me gjithfarë gjërash lodrash të lezetshme, arushë, luanë që më shqyenin.” U puthëm shumë. Fërkoja gjinjtë në formë dardhe. Filloi të më f... dhe i thash. “Kam dëshirë ta f... pak gjuhën në prapanicën time sepse vuaj nga majasëlli.” “Mos ki merak” tha ajo. U shtriva në shpinë, hapa këmbët , filloi të më lëpinte. Me dorën tjetër fërkonte p....

Kishte prej atyre grave që më ofronin shumë seks dhe kënaqësi, unë kërkoja prapë të lidhem me to, ndahesha për një kohë, prapë i thërrisja në telefon, veçanërisht kur dehesha. Ato vinin dhe në fillim ishin të ftohta, pas disa minutash çdo gjë kthehej ashtu siç ishte më parë. Edhe këto çaste nuk zgjatnin shumë. Ndodhte nganjëherë i dërgoja në një shkallë të besonin se janë të lindura vetëm për mua, e kjo më bënte të mendoj se arrija kulmin e dashurisë. Zemra ime fare nuk e ndjente këtë. Gjithmonë edhe sot e kam në kokë atë se një grua që ishte dhe është e imja nuk mund t’i takojë asnjë burri tjetër zotëri pavarësisht si qëndron e vërteta.  Plot nga to donin që unë t’i dua, disa donin veç seks e jo dashuri, të tjerat jo dashuri por besnikëri, zotëri i dashur.

U shtrëngonim. Filluam të putheshim, nuk ja preka p.., por kapja dorën e saj të ma prekte rr.... E mori dhe nuk dinte ta fërkonte, kjo më bënte nervoz. Rr... rritej. Ajo nuk e shikonte që në fillim. Më është bërë dru nuk i hipa sipër. E mori rr... dhe e fërkonte, por nuk dinte ta fërkonte lart te koka. Dorën time doja ta mbaja te p..., por ma largonte, mund të vëreja vetëm një p... mrekullisht të ngushtë, imagjinoja sikur të ma shtrëngonte rr... tim, do ulërija nga kënaqësia.

Tash mund të hidhemi të dytë bashkë, he çfarë pakujdesie ndaj jush dhe ndaj vetes. Po sikur të jenë të gjitha këto të vërteta?!. Ah! Uji poshtë shumë i ftohët, vetëvrasja dhemb shumë. Ose të marr thikën të të vras e të ha mishin tënd si kanibalë. Jo ato janë veç trillime zonjë, unë s’mund t’i bëj, s’mund t’i bëj. Të rrimë qetë, jashtë bie shi. Fatmirësisht jemi brenda bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat